Fotoja e çiftit Obama që po çmend rrjetet sociale

Ornela

Nuk është hera e parë që çifti Obama është pjesë e një kopertine reviste, por ndoshta është ndër të paktat herë që një foto e tyre komentohet kaq shumë në rrjetet sociale. Revista amerikane “Essence” do të nxjerrë Michelle dhe Barack Obamën në numrin e muajit të ardhshëm, pak kohë para se Presidenti i Amerikës dhe Zonja e Parë të lënë Shtëpinë e Bardhë pas 8-vjetësh. Por mes fotografive, është edhe një foto e çiftit presidencial që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
a7093dd82da8e4004bdf2d66612b6700

Është pikërisht kjo fotografi, e cila do të jetë në faqet e brendshme të revistës. Obama dhe Michelle përballë njëri-tjetrit, më të dashuruar se kurrë. Por fansat në rrjetet sociale nuk janë fiksuar te mimikat e tyre të fytyrës, por te format fizike të harkuara të Zonjës së Parë.

Michelle është e njohur për fizikun e saj të tonifikuar dhe për aktivitetet sportive, të cilat ajo i ka nxitur gjithmonë nëpër fushata, megjithatë, fansat në këtë rast kanë shkuar edhe më tej, duke e krahasuar fizikun e Zonjës së Shtëpisë së Bardhë me fizikun e shumë modeleve më të mira në botë.

f6a2b24020cd90f2f5227b0456fa5b6a

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *