Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta pas orës 13:30 minuta në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Burime nga policia thanë se janë përplasur 3 makina, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
3 persona mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa janë dërguar për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur arsyen e aksidentit.
