PD thirrje dibranëve: Dilni e hidhni votën

Elton Tafaruci

Shtabi elektoral i kandidatit të djathtë për bashkinë e Dibrës i ka bërë edhe njëherë thirrje të gjithë votuesve që të ushtrojnë të drejtën e votës në këto orë që kanë mbetur. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e shtabit tha se pjesëmarrja në votim po rritet nga ora në orë, ndërsa theksoi se Krimi, shantazhet dhe paratë e korrupsionit u thyen dhe u sprapsën përballë qendresës tonë qytetare.

Deklarata e  zëdhënëses së Shtabit Elektoral të Partisë Demokratike, Irini Shehu

Të dashur bashkëqytetarë dibranë, Sot është një ditë e rëndësishme, sepse me votë ne po vendosim për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tane.

Prandaj Partia Demokratike ju ben thirrje çdokujt qe nuk ka votuar akoma, të dalë dhe të ushtrojë të drejtën e votës.

Pjesemarrja në zgjedhje po rritet nga ora në orë.  Votimi po vijon normalisht. Kjo është dita kur ne vendosim, ju vendosni me votën tuaj. Ndani pak minuta nga koha juaj, merrni miqtë dhe familjarët tuaj, i ftoni të vijnë e të votojnë.

Krimi, shantazhet dhe paratë e korrupsionit u thyen dhe u sprapsën përballë qendresës tonë qytetare. Procesi vazhdon normalisht kudo.

Bashkohuni me këtë çlirim qytetar. Dilni dhe votoni. Ushtroni të drejtën tuaj sovrane.

Vota juaj është e sigurtë dhe e garantuar.

Dilni dhe votoni me qytetari dhe me mençuri dibrane. Sot është dita jonë, dita e dibranëve dhe e Dibrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *