Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve njofton se zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës vijojnë të zhvillohen në mënyrë të qytë dhe se pjesmarrja në votime është rritur.
Sipas Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve deri në orën 16:00, në të gjitha Qendra e Votimit kanë votuar 43 për qind e votuesve me të të drejtë vote.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se pas mbylljes së Qendrave të Votimit, do të bëhet trajnimi i grupeve të numërimit të cilët janë të emëruar nga Komisioni Zonës së Administrimit Zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson komunikimin e të gjithë sekretarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe anëtarësisë së tyre me KQZ, komunikim i cili ka qënë permanent, korrekt dhe në kohë reale, jo vetëm për pjesëmarrjen në votime por për të gjithë dinamikën procesit të votimit deri tani, dhe inkurajon vazhdimësinë e këtij komunikimi deri në mbylljen e procesit të votimit dhe dorëzimit të bazës materiale pranë KZAZ-së nr. 19, ku do të bëhet edhe Numërimi i Votave.
KQZ ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkisë Dibër, t’i drejtohen kutive të votimit, dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese, atë të votës së lirë, të fshehtë dhe të pandikuar.

Mbajeni DIBREN D I B E R vellezer
Mos kortini Dibren per “postexhinj”
Faleminderi vellezerve dibrane, per korektesen e treguar deri tani ne keto votime aqe “ZHURMUESE” partiake.
Mbyllini me sukses vellezer dhe mbylluani gojen dashakeqesve te dibres dhe dibraneve kushdoqofshin.
Asnje incidet sa do i vogel nuk duhe te behet se ate duan dashakeqesit.
Hajt he burra! se nuk korritet DIBRA per “postexhinjte”
Dashamiresi D.