Tabaku: Po presim fitoren, mazhoranca të mos bëjë thirrje lufte

Dita

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi për mediat se opozita po pret me qetësi rezultatin dhe fitoren e Sherefedin Shehut, ndërsa tha se mazhoranca nuk duhet të bëjë thirrje lufte.

Janë evidentuar 17 raste të fotografuara. Qindra raste të tjera janë denoncuar në lidhje me shit-blerjen e votës. Policia e cila ka qenë në krah të mbrojtjes për kriminelët që kanë qenë në mbështetje të kandidatit të mazhorancës, kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve. Opozita e bashkuar në mbështetje edhe nga qytetarët e Dibrës sot tregoi se asnjë kriminel, asnjë thes me miell nuk mund ta cënojnë votën e qytetarëve të Dibrës.

Ne sot me qytetari votuam, identifikuam rastet dhe me qetësi dhe maturi po presim rezultatet dhe fitoren e Sherefedin Shehut. Të gjitha të dhënat që ne kemi marrë sot na tregojnë se në të gjitha qendrat e votimit është votuar bindshëm për Sherefedin Shehun. Unë ftoj kolegët e mi të mazhorancës që të reflektojnë me qetësi për atë që ndodhi sot në Dibër. Mazhoranca të mos bëjë thirrje lufte, por të presë me qetësi rezultatin”, tha Tabaku.

 

Share This Article
7 Comments
  • o tabake çoni ristanin -kuliçin -dash alikon -noken
    me numeru kutiat se e keni fitoren te sigurte po ik o budallice e pacipe

  • Nuk arrij te kuptoj zTabaku si mund te flisni ne hava edhe per me teper te garantoni fitore per z Shehu.Me keta drejtues vagabonda qe ka partia juaj dhe si pike referimi ka z Sali kerkoni fitore ?! PD juaj po shkermoqet, po vdes ka vdekur dhe nuk tregon ,per 100 vjet per ci ka berre ketij populli te cilet s’ja ka berre as Greku as Serbi .Votat e vellezerve Dibrane nuk ishin shuplaka por grushte.Urime zRama njeri i mire i popullit Dibran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *