E ndërsa procesi i numërimit të votave për Kryetarin e të bashkisë Dibër ka nisur rreth orës 23:45, kandidati socialist, Muharem Rama, e shikon veten në avantazh pas 11 kutive të para të numëruara nga 118 kuti që janë në total, duke pasur një diferencë prej 434 votash.
Nga numërimi i deritanishëm kandidati Muharem Rama ka grumbulluar 1404 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 970 vota. E përkthyer në përqindje Rama kryeson me 59,14% ndërsa Shehu ka 40,86 % të votave.
Edhe pse ka ende shumë vota të panumëruara rezultati paraprak ka rritur shpresat e socialistëve për të vijuar drejtimin e Bashkisë Dibër deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga KQZ në votime kanë marrë pjesë 60 përqind e personave me të drejtë vote. Gjithashtu është vënë re edhe një pjesëmarrje e madhe e femrave, ku si rrallë herë kanë votuar më tepër se meshkujt duke pasur 58% të pjesmarrjes.
Rreth orës 22:35 ka përfundur pa asnjë problem edhe dorëzimi i materialeve zgjedhore të 118 qendrave të votimit në KZAZ. Gjatë shoqërimit dhe dorëzimit nuk është konstatuar asnjë problem. Policia tashmë vijon shërbimin në ruajtien fizike të KZAZ si dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.

Halli i madh shume. Ketu ne Nju York kane ndaluar trenat nentokesore dhe njerezia po presin duke u djersitur si do dali numerimi i votave ne…ne…ne…Diber te Vogel. Te udhetaret ne Nju Jork i kane syte tek…tek…tek….bijat e PKSH-PPSH-PSSH.
ME DUKET JANE SHPERNDARE SA DUHET THASE ME MIELL NGA SADRIU.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,
VLERA E TIJ ESHTE SA NJE THES ME MIELL.
HALLALL DIBRANET,
E PASKAN MARRE THESIN ME MIELL,
JA HODHEN EDHE PER NJE JAVE.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,
VLERA E TIJ ESHTE SA EDHE CMIMI QE SHITET.
……Populli i Dibrës është i mençur ,meriton dekoratën e lartë atëdhetare në këto votime duke i dhënë dërmën L.Bashës,gangësterit Flamur Noka ,dhe bandës së hordhive që e shoqëronte .Nuk i ka cilësuar kot Fanoli në çoftë se doni burra me Lezet shko se ato i ke në Dibër.PD-ja e filloi votimin në Dibër me dhunë dhe gjak kjo është demokracia që na afron banda e S.Berishës me L.Bashën në krye,dhe përfundimi dihet .
Në lurë kishte dërguar gjithë vjedhësit e vrasësit të vjetër e të rijë kamëzës të xhelal Mëziut ,ishë oficerët policie të damkosur në krime dhe gjeneralët e sulmit kundër jugut ,kishte blinduar shtëpi më shtëpi ofertat dhe paratë ose një thes miell dhe ryshfetet ,ose premtimet boshe për rrugë apo punsim në pyje etj.
PD-ja sot është e mbytur në krime ,në shkatrrime,në vjedhje,në tradhëti ndaj atdheut,në vrasje .Vodhi pasuritë e shqiptarve dhe kurrë ajo nuk duhet të marrë pushtetin pa u shkëputur krimineli S.Berisha dhe L.Basha nga kjo parti.