Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin antikanabis, duke asgjesuar 11 308 rrënjë kanabis sativa, që ishin mbjellë në 62 parcela. Policia ka shpallur në kërkim 3 shtetas të dyshuar si kultivues të drogës.
Me ndimën e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Vau Dejës në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër operacioni u zhvillua në territorin e njësisve administrative Pult, Shllak e Temal.
Policia sqaron se si rezultat i kontrollit të ushtruar në datë 11.09.2016 u arrit që në Pult të Shkodrës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 36 parcela me një numër prej 8777 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (mitroloz) model-56 dhe një kuti me 18 fishekë model-56
Nga verifikimet hetimore, u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar si kultivues të këtyre bimëve, konkretisht.
- N.M, 56 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult
- Gj.K, 40 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult
- Rr.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult
Gjithashtu në Shllak e Temal të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 26 parcela me një numër prej 2531 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis – sattiva me gjatësi nga 1.7 m deri në 2.5 m të mbjella në toka publike dhe në një terren të thyer malor
