Shefit të antikorrupsionit i gjejnë 120 milionë euro

Elton Tafaruci

Një kontroll i befasishëm në shtëpinë e kreut të Antikorrupsionit në Rusi ka përfunduar me zbulimin e 120 milionë eurove dhe 2.2 milionë dollarë kesh.

Policia ruse ka kontrolluar shtëpinë e Dmitry Zakharchenkos, kreu i Departamentit të Industrisë dhe Energjisë në Administratën e Përgjithshme të Ekonomisë, Sigurisë dhe Luftës kundër Korrupsionit.

Hetuesit u kanë thënë mediave ruse se gjatë kontrollit është gjetur një çantë brenda të cilës ishin 120 milionë euro dhe 2 milionë dollarë.

“Ata shtojnë se këto nuk janë të vetmet asete të Zakharchenkos, por pritet që listës t’i shtohen edhe të tjera”, citohet një burim në agjencinë “RIA Novosti”.

Çanta me para është gjetur në studion e kreut të Antikorrupsionit, i cili ka refuzuar ta shpjegojë origjinën e parave, por ka thënë se nuk ishte fajtor për asgjë.

Zakharchenko është arrestuar për abuzim me pushtetin, pengim të drejtësisë dhe korrupsion, shkruan “RIA Novosti”, duke iu referuar një burimi brenda gjykatës.

Ai pritet të dalë para trupit gjykues në 8 nëntor. Avokatët e të arrestuarit kanë kërkuar lirimin me kusht kundrejt një garancie prej 70 milionë rublash (1 milion dollarë).

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, paratë i përkisnin bankës NOTA, të cilës i është revokuar licenca në nëntor të vitit të kaluar.

Share This Article
2 Comments
  • “Hetuesit u kanë thënë mediave ruse se gjatë kontrollit është gjetur një çantë brenda të cilës ishin 120 milionë euro dhe 2 milionë dollarë.”
    në një çantëëëëëë,kjo shumë???????????????
    120’000’000€
    1 kartmonedhë € peshon 1.02g
    po ta llogarisësh del 1224 kg ose 1.224 t,pa llogaritur 2 milionë dollarët!!
    mund të më thoni se çfarë çante paska pasur ky shefi i antikorrupsionit??
    ndonjë nga ato rrjetat që përdoren për shkarkimin e anihjeve në porte??
    ça janë këto idiotësira mor njerëz!?
    apo sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq më e besueshme është??

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *