Filmi “Transformers”, supermakinat “pushtojnë” Londrën

Ornela

Filmi i pestë i sagës “Transformers” po pritet me padurim nga fansat, ndërkohë që fotot që vijnë nga sheshxhirimi i Londrës do ta bëjnë edhe më të ethshëm padurimin.

“Transformers: The Last Knight” bëri që në kryeqytetin e Anglisë të vinin vërdallë disa supermakina, përfshirë një Lamborghini Centenario, një Chevrolet Camaro dhe një Aston Martin DB11.

Mes tyre ishte edhe një McLaren 570 kuqezi, që shkon nga 0 në 100 km/h për 3 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale 330 km/h.

Ndërkohë, Lamborghini Centenario është vetëm një nga 40 të ndërtuara dhe për këtë arsye kushton rreth 2 milionë euro.

Trupa e xhirimit po filmonte një skenë ndjekjeje nga policia.

“Transformers: The Last Knight” do të shohë rikthimin e Mark Wahlberg si Cade Yeager, Josh Duhamel si koloneli Lennox, Tyrese Gibson si Robert Epps dhe Stanley Tucci si Joshua Joyce.

 

 

1473669652_makina8

1473669681_makina11

1473669492_makina1

1473669550_makina2

1473669582_makina3

1473669612_makina4

1473669627_makina5

1473669636_makina6

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *