Testamenti i Muhametit është paqja (Fragment poeme)

Dita

Unë tok i mbaj Bibël e Kuran,
e ti Jezusin pa një shkak ma shan,
nga Muhameti yt-mëso o burrë,
e njohu Krishtin dhe s’e shau kurrë!

Përse hakmarrje ti kërkon-o vëlla,
se gjak e shpatë në Kuran nuk ka,
dhe Muhamet Profeti asnjëherë,
nuk bëri luftë këtu me të krishterë!

Unë s’jam idiot si ti-të shaj Profetin,
që Një i Vetëm ndryshoi gjithë Planetin,
planetin ku jetojmë të dy-o xhan,
ku janë shkruar Bibël e Kuran!

Këtu jetuan Krisht e Muhamet,
se për të gjithë ka ajër ky Planet,
Profeti juaj ua ka ndritur faqen,
luftoi me shpatë-po shpata solli paqen!

Kur lart u ngrit Profeti Muhamet,
as gjak-as shpatë nuk la amanet,
po paqe të pafund dhe vëllazërinë,
me paqe Allahu sundon njerëzinë!

Mbase Zoti s’kish një Bir të Vetëm,
ky është misteri që kurrë nuk e gjetëm,
veç tyre lart askush s’është ngritur dot,
dhe atje sipër ka vetëm një Zot!

Kur lart në qiell Krishti fluturoi,
një Lajm të Ri Zoti na dërgoi,
dhe Muhametin zgjodhi Lajmëtar,
që Lajmin ta përhapte sa më parë!

Te Muhameti Lajm i Ri qe sjellë,
por do ta merrte mbyllur në një shpellë,
kur hyri brenda qe analfabet,
u bë kur doli i vetmi Profet!

Për dyzet ditë u shkrua Lajm’ i mirë,
dhe Krishti dyzet ditë në shkretëtirë,
jo kot Islami edhe Krishtërimi,
kanë në çdo faqe veç pika takimi!

Fjalë e Allahut u shkrua në Kuran,
plot emra Bible nëpër rreshta janë,
ndaj mendjen vrite pak-more njeri,
pse njeh Allahu Krisht edhe Moisi?!

Mëndja ime një mendim s’e ndan,
se kanë shumë lidhje Bibël e Kuran,
se gjithë Botën time-Botën tënde,
është krijuar nga e njëjta mëndje!

Po ta kujtoj dhe nuk bëj shaka,
ne kemi Evë e ju kini Hava,
as vetë s’e di-ndaj s’di si ta them,
përse Adami ynë u bë Adem?!

Shtator 2013-Shtator 2016

 

Share This Article
8 Comments
  • Sot ne bote kemi konflikte te shumta, perfshire ketu edhe ate fetar. Eshte mire kur dikush mundohet qe ndasite t’i minimizoje. Mendoj qe z. Duka ben mire kur shkruan per te perbashketat dhe eshte kunder urrejtjes fetare. Por, ne fakt si qendron e verteta. A thua eshte e vertete qe Muhameti nuk i luftoi te krishteret (dhe hebrenjte)? Fatkeqesisht eshte e kunderta. Ne fillim Muhameti qendronte mire me ta, por kur te ta nuk e gjeti perkrahjen, ai filloi qe t’i luftoje. Shume mire dihet qe Ai te krishtereve dhe hebrenjve ju dha kater muaj afat qe ata te konvertohen, ne te kunderten do te detyroheshin qe me dhune te largohen nga Arabia.

  • Testament i Muhametit eshte paqja,
    ( por Amanet i Muhametit eshte bota krejt islame )
    Testamenti apo Amaneti – kush eshte o Duke i verteti?
    Se ne Kuran ka Testament, por ne sot po shohim qamet.
    Vetem paqe nuk ka sot islami.
    Dhe ne xhami sot po behet nami.
    Po ka bomba mes njerezise.
    Pa dallim mes plakut e femijse.
    Ka dhe thirrje Allah-Akbar,
    Me ne dor kallash e Kuran zarar.
    A thua valle Testamentin nuk e kane lexuar?
    Apo Muhameti ishte shume i zgjuar?
    Me Testament per paqe islami sot flet.
    Me terror e Kuran ne dore eshte ne realitet.
    Se terrorin islam UFOt nuk e sollen.
    Islamiket kot Kuranin nuk e zgjodhen,
    Te ishte paqesor Testament-Muhameti.
    Nuk do mbytej me terror islam gjithe planeti.
    Sa kohe Testamentin e paqes ka ne dote islami.
    Ka ne dore alibine se – Nuk e ka Kurani!

  • Duka shkruaj ate qe di mire!.
    Eshte e drejta tende,qe nga qulli ti frysh kosit dhe te thurresh lavde per diktatorin e kuq,megjithate deri tani te kam respektuar se je prezantuar jo me dy syrrete.

    • Ben Duka eshte i ndershem?
      Zoti, vec e di, e thame
      Mire, t’i mbaç te gjithe te vlershem
      Bibl, Testament, Kuran…

      Feja, pare si thjesht kulture
      melhem shpirti urteson
      Adem/Hava nga Eve/Adami
      vec nje germe i dallon…

      Por Enveri, Qoftelargu
      vec ai s’ka pune me Shenjtet
      Mbaje larg Arben Dukati
      vjene sjell me vete terset

      Jo me Biblen, as Kuranin
      As me Old Testament
      Beje hasha, Ben, viranin
      qe te zene gjerat vend…

      Ta dic mire, o njeri
      vec kur shkruan lirikat JE
      Zotat vijne e rrijne me ty
      aty rrotull jemi dhe ne…

      Por, te lutem, ndize temjanin
      Qoftelargun mo e qas…
      As Terezeshenjten s’e la
      tek nen’ e vete te qaj…

      Po, Ben-o, tere librat e botes
      jane urtesi e dashuri
      por sidomos Librat e Shenjte
      jane thjesht paq’ e dashuri…

  • Çdo burim që rrjedh nga malet
    né fillim e ka ujin të pastër  të mirë
    m’è mbrapa  rrugës uji ndotet
    derisa behet edhe për mos t’u pirë!!

    Kështu ka ndodhur me fjalën e Perëndisë
    tè gjitha fjalët kishin origjine hyjnore
    por ndër shekuj fjala filloi tè ndotej
    dhe është ndotur me shumè filozofi njerezore!

    Kur shkroi Moisiu pesë librat e parë
    shkroi ligjet dhe urdherimet siç e udhëzoi Perëndia
    këto ligje dhe urdhëra ishin për një popull të përzgjedhur
    për Izraelin që kishte përzgjedhur dorë e tija!
     
    E nxorri fuqishëm nga skllavëria Egjiptiane
    e çliroi vërtet me një dorë të fortë  hyjnore
    pastaj duke mbajtur premtimin që i bëri Abrahamit
    i vendosi Izraelitët né tokën parajsore….

    M’è pas po ky Perëndi i Plotëfuqishëm
    po sipas premtimit që me gojën e tij kishte bërë
    solli në jetè me një mrekulli hyjnore
    birin e tij si një flijim të përsosur për të tërë!

    Me ardhjen e Krishtit ndali në vend edhe koha
    vitet përpara tij zbrisnin dhe né zero ndaluan
    aty është kufiri ku ndajnë dhe epokat
    dhe ku vitet me ngjitje numërimin filluan!!

    Deri sa Krishti ishte si njeri mbi tokë predikoi
    pa reshtur ligjin e dashurise !!
    dhe me flijimin e tij tregoi
    se e dha jetën né dobi tè njerëzisë!!

    Krishti asnjehere nuk e ngriti shpatën
    as natën e fundit kur armiqtë e tij e arrestuan
    as nuk shau e nuk mallkoi njeri
    asnje nga ata që padrejtësisht me vdekje e dënuan!

    Tè gjitha keto janë fakte të shkruara
    që fjala e shenjtë e Perendise brenda  i  mban
    mjafton të lexojmë s’e ç’thonë Ungjijtë
    dhe tè vërtetën nga gënjshtra lehtë e ndan!!

    Në këtë epokë dymijë vjeçare
    shumë njerëz kanë kerkuar lavdi per vete
    në kulmin e dalldisjes dhe të marrëzisë mendore
    në shumë mënyra djallëzore kane shpikur marifete !

    Shumë janë vetëshpallur profetë tè Perëndisë
    dhe né mendjen e shumè njerëzve kanë ndikuar
    kanë shkruar edhe libra që njihen si fetarë
    dhe kështu fjalën e Perëndisë e kanë turbulluar !! 

    Mjafton sot tè shikosh vetëm frytet që prordhojnë fetë
    të ndjesh erën e gjakut të derdhur në konflikte fetare
    e kupton se shumë nga fetë qè predikojnë paqen 
    janë mizore, vrasëse dhe gënjeshtare!…

    Mjafton tè shikosh fytyrat e udhëheqësve fetarë 
    atyre që drejtojne turma që nuk kuptojnë gjë fare 
    se si përzihen me politikën e si ndahen brenda vetes
    edhe kjo është një hipokrizi e madhe fetare!!

    Ka shumè për të thënë për çështjet e besimit
    ka shumë për të thënë e shumè për të shkruar
    në burim uji del githmonë i pastër
    por rrugës njerëzit e kanë turbulluar!!…

    Por Bibla e Shenjte nuk është prekur nga ndotja
    vetë Perëndia ndotjen nuk e ka lejuar
    edhe pse të ligjtë janë përpjekur t’a ndotin
    ajo vazhdon tè ngelet e pastër, e kulluar!…

    Ajo është burimi me ujë tè kristaltë
    ku mund tè shuajë etjen njerëzia
    ajo është e vetmja fjalë e vërtetë  né botë
    fjalë e frymëzuar nga Perëndia !!

     

  • Si mund ta quajsh se vetem paqe kerkon Muhameti,ku te krisheret i quan kaurra( te pa fe) po te perkthehet ne shqip.Pse te paret tu u kthyen me deshir ne turq o duka i komunistve te pa fe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *