Legalizohen 35 xhami në qarkun e Durrësit

Elton Tafaruci

Legalizohen 35 xhami dhe objekte të tjera kulti të komunitetit mysliman në qarkun e Durrësit. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni; drejtori i ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi dhe kryebashiaku Vangjush Dako i dorëzuan 35 lejet e legalizimit myftiut të qytetit bregdetar, Redi Quku.

“Në 3 vite në Durrës u legalizuan 20 mijë objekte”, deklaroi ministrja Gjermeni. Më e rëndësishme sipas saj është fakti se, “përfunduam legalizimin e të gjitha objekteve në pronësi të komunitetit mysliman në këtë qark”.

Duke bërë një krahasim me periudhën 2005-2013, kur u legalizuan vetëm 2.400 objekte, nga të cilat asnjë kulti, ministrja shtoi se po vijon puna për legalizimin e të gjitha objekteve fetare, jo vetëm në Durrës por në të gjithë vendin.

“Brenda këtij mandati do të përfundojmë legalizimin e zonave informale në Shqipëri”, shtoi Gjermeni, e cila uroi besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

Share This Article
5 Comments
  • përpara me xhami po shkojmë me shpejtësi drejt turqisë dhe më pas do të mbrrijmë dhe arabinë saudite!!
    shkollat nuk i duhen kujt!!përse??përse duhet të dijë njeriu,zoti i di të gjitha!!ai vendos për gjithçka!mjafton ti lutemi dhe gjithnjë ai do të na i plotësojë dëshirën!!

    • Bobo
      Po ci duan more gjith keto xhami ?

      Kjo esht skandaloze fare

      Nga nje xhami ne qytet boll jane more
      Kaq te cmendur pas asaj feje jevgjish qenkan ara ne Durres mor vella ?

      Jetojm ne zemer te Europes dhe ndertojm xhami , sikur jemi ndonje vend arab

      Kjo esht dyese more per historine dhe renjet tona

  • Aty po behet me keq se ne arabi. Dhe mos kerkoni turista perendimore sepse ata nuk shkojne per pushime te xhamiat islamike. Mbajini fort turistet kosovare dhe vazhdoni te ndertoni xhami te tjera o njerez te vobekte qe po e shkaterroni kete vend.

  • Nëse do pranojmë se Perëndia është një për të gjithë atëhere përse na duhen fetë?A janë fetë në paqe siç është perëndia me të gjithë?Si mund të kem besim tek fetë kur ato sjellin përçarjen?Si mund të jenë të dobishme fetë kur ato nuk janë në paqe me njëra tjetrën?Cilat janë faktet bindëse që njerëzimi ka patur dobi nga feja përveç përçarjes? Kush mund të japi qoftë edhe një argument që feja ka prodhuar një të mirë?Si mund të ketë vlerë feja ku sipas statistikave historike që mbas lindjes së krishtit njihen me mijra luftra në planetin tonë ku shumica e tyre kanë patur karakter fetar ose të ndikuara prej saj? Duam apo nuk duam është e qartë se Fetë janë në kundërshtim me Perëndinë për arsye Perëndia është në paqe me të gjithë njerzit.
    Mer e vendos klerikët në krye të qeverive e të fillojë lufta për 24 orë.
    E KISHTE MIRË ENVER HOXHA QË I ZHDUKU KISHA E XHAMI E PRIFT E HOXHË SE VETËM PËRÇARJE SILLNIN.

    Relegjionet fetare janë armiqt dhe përçarësit e kombit Shqiptar . Sipas një reviste gjermane Focus :Feja është barut për njerëzimin.Nëse priftëerinjtë dhe hoxhallarët do të ishin në krye të qeverive kishte shpërthyer lufta për 24 orë. Kush mund të japi një një argument që feja ka prodhuar një gjë të mirë përveç përçarjes?
    Relegjionet fetare duhet të vihen nën kontrollin e shtetit e të zbatojnë ligjet e shtetit .Pavarsia e tyre është e rrezikshme për kombin tonë .Ilirët nuk kishin fe. Ilirët ata ishin paganë.Fenë e sollën pushtuesit për të na përçarë e për të na sunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *