Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

TË RINJTË DO BËJNË DIFERENCËN!

Një gjë e kuptojnë,
edhe më idiotat,
janë shtuar partitë,
janë shtuar dhe votat!

Ndaj ka rëndësi,
kush më shumë do marrë,
nga ata që votojnë,
për herën e parë!

Së pari po pyes,
se s’di gjë i gjori,
votues të rinj,
sa do ketë Qershori?!

Kjo është kryesore,
kot s’më shkoi në mënd,
se këtë detaj,
askush s’e përmënd!

Të rinjtë e shohin,
më mirë dekadencën,
ndaj vetëm ata,
do bëjnë diferencën!

Shqiptarët e kanë,
zakon prej natyre,
të rinjtë votojnë,
si prindërit e tyre!

Dihet që shumica,
të majtë këtu janë,
ndaj dhe socialistët,
shanse më shumë kanë!

Sala dhe Xhuveli,
janë fryma e vjetër,
të rinjtë do votojnë,
për një frymë tjetrën!

Se të rinjtë e ndjejnë,
ndryshimin të parët,
dhe s’mund të votojnë,
për tetëdhjetë vjeçarët!

Ndaj Saliu shumë,
në zgjedhje s’do vjeli,
PD-ja është mbarsur,
komplet nga Xhuveli!

Komplet nga Xhuveli,
dhe nga pabesia,
gati në çdo qark,
ka zënë farë e tija!

Unë e përsëris,
dhe s’e kam gabim,
se s’do tolerohet,
gjithë ky konvertim!

Pyes demokratët,
tash që zjen kazani:
“Kush ju vlen më shumë,
Marku a Dogjani?!”

Të të kandidojnë,
veç për tradhëti,
kjo s’ka b..thë të rrijë,
o shoku Sali!

Shtatë a tetë “të kuq”,
do të hanë si mola,
vetes i ke bërë,
tetë autogola!

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *