Zbulohet në Turqi statuja 2100 vjeçare e Perëndeshës Cybele

Ornela

Një skulpturë mermeri e Cybele, perëndeshës së Nënës Tokë, u zbulua gjatë gërmimeve në qytetin turk Ordu. Vepra është 110 centimetra e gjatë dhe është bërë 2.100 vjet më parë, raporton e përditshmja turke “Hürriyet”, shkruan Dita.

Zbulimi u bë në bregun e Detit të Zi në kështjellën e Kurulit, që sipas qeverisë turke, do të jetë një muze në ambient të hapur.

Statuja e Cybeles është objekti më i rëndësishëm i zbuluar këtë vit në Turqi dhe për më tepër është skulptura e parë e mermerit me “origjinë turke” e zbuluar në vend. Në gërmimet e kryera nën drejtimin e profesorit të Departamentit Arkeologjik të Universitetit të Gazit, Sulejman Yucel, u përfshinë 25 arkeologë.

Kryetari i Bashkisë së Ordu, Enver Yilmaz, tha se këtë vit autoritetet turke kanë investuar 170,000 $ për gërmime arkeologjike. Arkeologët supozojnë se statuja e perëndeshës daton në periudhën e Mithridatesit VI (Mbreti i Pontit), mes viteve 120 dhe 63 p.e.s dhe u zhvendos nga provinca perëndimore e Afionit në kështjellë.

Vepra do të qëndrojë në vendin aktual për një periudhë të shkurtër kohe dhe më pas do të zhvendoset në Muzeun e Ordusë. /DITA

cr2udelxgaask-z

 

 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *