Oerd Bylykbashi harron akuzat ndaj Sadri Abazit, shfaqet i qeshur pranë tij

Dita

Kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës Muharem Rama fitoi bindshëm në një prej bastioneve të djathta me mbi 4 mijë vota avantazh.

Pas kësaj humbjeje kaq të thellë, tashmë të djathtëve nuk u mbetet veçse të pranojnë rezultatin dhe disa prej eksponentëve të selisë blu kanë nisur të pranojnë edhe disfatën. Në fillim ishte Aldo Bumçi ai që uroi Ramën për fitoren. Më pas, në ambientet e KZAZ-së së Dibrës u shfaqën sëbashku Sadri Abazi dhe Oerd Bylykbashi i PD, raporton Javanews.

Bylykbashi duket se i harroi për pak çaste akuzat e partisë së tij ndaj Abazit, me të cilin konsumoi një bisedë miqësore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *