Një pankartë ka shkaktuar polemika të mëdha pasi është shfaqur në një ndeshje të Hansa Rostock dhe Aalen, të serisë së tretë gjermane.
Në ditën që përkonte me 15-vjetorin e përkujtimeve të sulmeve terroriste mbi kullat binjake të New Yorkut, në një banderole të mbajtur nga tifozët është shfaqur figura e Osama Bin Laden, terroristit përgjegjës të atentateve.
Nuk është hera e parë që tifozë të skuadrës së Aalen, tradicionalisht ekstremistë të së djathtës, bëjnë figurë të keqe.
