Fytyrat e humbjes së PD-së në Dibër (A ka pasur pazar Noka-Rakipi)?

Dita

Partia Demokratike pësoi në Dibër një nga humbjet e saj më të thella. Shumëkush nga demokratët e thjeshtë u habit prej kësaj disfate, pasi Dibra njihet si bastion i së djathtës, por edhe pse pas skandalit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili,  pritej një fitore e lehtë.

Opozita ka nisur të krijojë alibinë e vjedhjes së votës, por e vërteta është ndryshe. Janë disa përgjegjës për katastrofën e PD-së në Dibër.

Përgjegjësit e humbjes janë: Arben Ristani, Enno Bozdo, Flamur Noka, Ridvan Bode, Fatbardh Kadilli, Jorida Tabaku, Etion Kapedani, Gazmend Dibra, Arben Qiriako,  Belind Këlliçi e kompani.

Le ti marrim me radhë, duke nisur që nga fushata e PD-së në Dibër.

Për hir të së vërtetës duhet thënë se organizimi i Partisë Demokratike në Dibër ishte më e pakta katastrofik.

Dërgimi i gjithë “elitës” humbëse në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2015 për të organizuar zgjedhje ishte një tallje dhe përbuzje për dibranët.

Sepse elektorati këta personazhe i largoi me votë, ndërsa lidershipi i PD-së i ricikloi ish-ministrat dhe ish-drejtorët e PD-së duke i vënë në krye të zgjedhjeve në Dibër.

Kështu, klanit Ristani-Bozdo-Kadilli, iu bashkëngjitën në fushatë edhe ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Pollo e kompani.

Ndërsa shef shtabi u emërua Flamur Noka. Nga ana e mazhorancës shef shtabi ishte Aqif Rakipi i PDIU-së. Por lidhjet e Nokës me Rakipin lënë shumë vend për dyshime se kandidati Sherefedin Shehu mund të jetë shitur.

Aq më e turpshme ishte situata kur deputetja Jorida Tabaku e kishte mendjen më shumë të bënte foto bezdisëse me fshatarët e zonës Dibrës në foto, ndërsa gëzonte për selfiet e saj të shumta. Sikur kishte vajtur për paradë mode, dhe jo për fushatë.

Le të kalojmë te njeriu që do të ruante votat e Partisë Demokratike në Dibër. Ai ishte kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili rrinte në tavolina duke pirë birra me disa fëmijë, ndërsa siguronte që do të ruante votat.

Rezultati i zgjedhjeve tregoi mjaft mirë se sa i mbrojti.

Basha deklaroi sot se humbi “para kartelit të drogës, të krimit dhe korrupsioni”. Sipas tij, ky kartel shfrytëzoi varfërinë dhe humbjen e shpresës për t’iu rrëmbyer votën.

Por jo, kryetari i PD-së, duhet të kuptojë se nëse nuk distancohet nga humbësit e zgjedhjeve të 2013-ës, 2015-ës, pra nga ish-ministrat dhe ish-drejtorët e konsumuar dhe të përfolur për korrupsion, atëherë edhe në zgjedhjet e ardhshme, selia blu jo vetëm që do të humbasë, por rrezikon të dalë edhe parti katërt. / Boldnews

Share This Article
3 Comments
  • …sot ne mengjez gazeta ” prestixhoze ” me fame boterore …me e famshme se Njy Jork Tajms dhe e shitur se ajo..me gazetarin ” famoz “…yllin e gazetarise boterorore Fa (hire ) hr Balliun..kishte shkruajtur per te pare te verteten e madhe se…ne diber fitoi njeriu dhe jo krimi…po shoku Fahri…ish-kryeredaktori i gazetes ” ZERI I POPULLIT “…ne Diber fitoi njeriu i mire…dibrani Muharrem Rama….dhe jo krimi…qe perfaqesoni ju…gazeta juaj…partia juaj…dhe Sali Berisha e Luzim Basha..ke thene nje te vertete te madhe…ne Diber….fitoi njeriu i te mires….Muharrem Rama…dhe jo krimi qe pefaqesohet nga ju..

  • Ore hajvan gazetar, do te kesh mbaruar ndonje Universitet nga ato te KIOSKAVE qe u mbyllen, a e kupton se cfare shkruan, apo je i mete dhe kaq kupton.
    Ti shoku gazetaruc shkruan se kreu i FRPD, Belind Kellici rrinte ne tavolina duke pire birra me disa femije ne nje kohe, qe kishte detyren te ruante votat e PD qe te mos vidheshin ? (pra voatat jane vjedhur nga e majta).
    Jo ore shoku jo, keto voto ishin vullneti i qytetareve te mencur dibrane, ata ja dhane djalit te tyre M. Rama perfaqesuesit te PS, sherbetorit te tyre.
    Nga 400 vota qe ishte difenca ne 2013 shkoi ne mbi 4 mije ne favor te kandidatit te PS, e kupton qe pikjata e SHQUP-it eshte e pandaleshme, populli nuk i do me kriminelet.
    Dibra eshte fillimi i shkaterrimit te PD ne zgjedhjet e vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *