Po shkatërrohet trashëgimia kulturore, ndërtesat e vjetra po kthehen në pallate

redaktor
ø;

Banesat e vjetra që identifikojnë Fierin duhen ruajtur dhe të jenë në vëmendje të Bashkisë. Janë dhjetëra objektet, të cilat kanë vlera të mëdha historike, e që i përkasin viteve 30-40.

Por me kalimin e viteve, disa prej tyre janë shembur dhe vendin e kane zënë pallatet e reja. Shembjet e tyre kanë ndodhur në disa lagje të njohura të qytetit, por është harruar që këto ndërtesa të vjetra tregojnë se qyteti i Fierit ka qenë në zhvillim dhe me tradita.

Megjithatë në qendër kanë mbetur disa godina që i përkasin viteve 30-35, të cilat duhet të mbrohen nga shteti dhe të mos shkatërrohen. Në një rast, pronari i ish-Bibliotekës e ka restauruar, duke e kthyer në një godinë shumë të bukur, që ka ruajtur identitetin e saj.

Ka ndërtesa që janë ngritur nga italianët, austriakët apo francezët, e që janë lënë në mëshirë të fatit. Ndërtuesi i vjetër Sako Sheqi tha: “Përsa i përket ndërtesave të vjetra, duhet të jenë në vëmendjen e Bashkisë e duhen ruajtur, sidomos ato në qendër, pasi tregojnë historikun e Fierit.

Duhet të veprohet njëlloj si me ndërtesën e Panajotëve”. Qytetarët shprehen se këto ndërtesa të vjetra që kanë vlera historike duhet të ruajnë identitetin e tyre e të mos lihen të shkatërrohen.

Madje ka nisur puna dhe është përpiluar lista nga historiani Ilirjan Gjika, ndërsa kërkohet ndërhyrja nga pushteti vendor, që të mbrojë vlerat e trashëgimisë kulturore.

Thanas Shumeli

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *