Osho: Nënë Tereza mashtruese dhe hipokrite

Ornela
Për dekada me radhë, shkrimtari dhe mistiku nga India, Osho. ka shpërfaqur ideologjinë e Nënë Terezës prapa punës së saj, agjendën religjioze dhe indoktrimin e fëmijëve, që mund të vlerësohet si abuzim, thuhet në një shkrim të faqes së shkrimtarit oshotimes.blog.osho.com, i cili është riaktualizuar pas shenjtërimit të humanistes shqiptare.

Osho (1931-1990) nga India, librat e të cilit janë përkthyer në më shumë se 60 gjuhë nga rreth 200 shtëpi botuese, ndër to edhe në shqip, konsideron se politikanët dhe priftërinjtë gjithmonë kanë qenë në një konspiracion të thellë.

Sipas tij, këta të dy e kanë ndarë njeriun: politikani kontrollon të jashtmen, prifti rregullon brendësinë e njeriut.

“Ata janë së bashku në një konspiracion të thellë kundër humanizmit. Ata mund të mos jenë të vetëdijshëm çfarë bëjnë, por nuk dyshoj në qëllimet e tyre”, shkruante Osho.

Tutje ai tregon për një letër që ia kishte shkruar Nënë Tereza, disa ditë pasi kjo e kishte fituar çmimin Nobel për paqe.

“Sapo më erdhi një pjesë e fjalimit tënd. Më vjen shumë keq për çfarë keni folur. Për gjithë çfarë më keni atribuuar, unë ju fal me dashuri të madhe”, citon Osho, letrën e Shën Terezës.

Letrës, ajo ia kishte bashkëngjitur fjalët që Osho i kishte shkruar në gazetë: Mashtruese, sharlatane dhe hipokrite.

Osho thotë se i pëlqeu letra e saj, por i vjen keq për të se nuk e ka kuptuar qartë çfarë ka shkruar ai.

Sipas tij, mashtruesi nuk është vetëm ai person që mashtron dikë, por edhe që mashtron vetëvetën. Ai e konsideron Nënë Terezën në këtë nivel.

Sipas tij, shenjtorja me origjinë shqiptare nuk ka pasur qëllime të këqija, por duke mashtruar vetëvetën, ka mashtruar edhe të tjerët sepse sipas Osho-s, rezultatet nuk varen nga qëllimet.

“Ajo u ka shërbyer të varfërve, por të varfërve u janë shërbyer prej shekujsh dhe varfëria nuk është zhdukur. Varfëria nuk zhduket, duke u shërbyer atyre”, konsideron mistiku dhe mësuesi spiritual nga India.

Sipas tij, pranimi i çmimit Nobel nga Nënë Tereza, është një arsye pse atë e konsideron mashtruese të pavetëdijshme.

Kjo sepse ky çmim i është dhënë nga një shoqëri e çmendur, duke marrë shembull filozofin francez Jean Paul Sartre, i cili kishte refuzuar Nobelin për të njëjtën arsye. Ai e justifikon këtë edhe duke shtuar se paratë e Nobelit nuk dihet se nga vijnë.

Osho arsyeton tutje duke thënë se e ka quajtur Nënë Terezën “sharlatane”, sepse një njeri religjioz nuk do ta pranonte çmimin Nobel në asnjë mënyrë.

“Një njeri vërtet religjioz është i rebeluar, shoqëria e përjashton atë. Jezusi është dënuar si një kriminel dhe Nënë Tereza është respektuar si një shenjtore. Sharlatanët gjithmonë janë vlerësuar nga shoqëria, për shkak se ata janë të dobishëm për këtë shoqëri, për këtë status quo”, shkruante Osho.

Ai shton se e ka quajtur “hipokrite” sepse sipas tij, të gjithë njerëzit që shfaqin diçka tjetër nga jashtë dhe nga brenda janë e kundërta, janë të gjithë të tillë. Ai arsyeton se të gjitha këto atribuime që ia ka bërë Nënë Terezës, nuk mund të merren si ofendime.

Share This Article
10 Comments
  • Kto gjera i thon edhe turq ne Shqiperi,po fatkeqesisht flasin shqip.Ka folur disa her ma keq Enver Hoxha (turku) nga gjirokastra per NANE TEREZEN dhe ket e ka then ne vitin 1967.

    • Respekt për Oshon dhe më duhet të lexoj urgjentisht librat e tij.I sigurt se do mësoj shumë prej tij. Ndërsa Mark uk le të vazhdojë të bashkëjetojë me ujqërit dhe arinjt e shpellave të Bjeshkëve të Namuna.

      • Po ik re bythqire se ti nuk di as te lexosh o turkolesh, o arboidhier, o jevgokopil. Ti thua do filloj te lexoj vetem per faktin se eshte e krishtere sepse edhe per Skenderbeun te njejten mendjeqire e dhiere ke o injorant.

  • nnuk i kuptoj gazetat lene hapsir te madhe anonimeve te huaj qe ofendojn nje shenjtore te vetmen qe kemi ne shqiptaret kusht ky indjan sa dhe vet indjanet nuk e njohin ne vend ti dilni zot shen terezes i beni publicitet nje mjeker cjapi

  • O maks habiten se si paska njeriu fuqi te bej te shenjt nje njeri tjeter (papa-terezen) ? Mendohu thell dhe shiko studio ca behet sepse ne te ver8 seshte ashtu sic thua ti “shenjtore”

    • ardit shen tereza esht e shenjt sepse ndihmoi te varferit dhe ja perkushtoi jeten e saj te varferve dhe kaq mjafton qe ne shqiptaret te krenohemi me te

  • Sipas meje Osho ka te drejte. Ne fakt nuk eshte vetem Osho qe mendon keshtu por edhe shume te tjere: varferia nuk luftohet duke u sherbyer atyre por duke luftuar shkaqet qe sjellin ate. Jezu Krishti nuk ishte i moderuar ne kundervenien e tij ndaj prifterinjve, pushtetit dhe menyres se te jetuarit dhe menduarit te asaj kohe. Ai ishte radikal, ishte revolucionar dhe si i tille i rrezikshem per pushtetin dhe per status quo-ne, pra per rendin ekzistues. Si mik i te shtypurve, i te varferve, kundershtar i paragjykimeve(i doli krah prostitutes dhe i kerkoi turmes qe kush iste a mekatte hidhte nje gur), ai ishte i rrezikshem per rendin kushtetes te asaj kohe, ndaj edhe u denua me denim kapital. Edhe Nene Tereza mori cmimin Nobel sepse punonte brenda kornizes se status quo-se, pra te moskundershtimit te rendit te gjerave. Imagjinoni sikur bota te ishte aq e drejte sa te mos kishte te varfer, atehere nuk do kishte nevoje te kishte Nene Tereza dhe institucione qe kujdeseshin per te varfrit. nuk dua te them qe te gjithe duhet te jene fiks te barabarte ne pasuri. Thjesht duhet te kete nje shoqeri qe nuk e lejon mjerimin: pabarizite ne pasuri do te ekzistojne por nuk duhet et egiztojne pabarazite ne dhenien e mundesive dhe shanseve te barabarta. Te varferit nuk ishin dhe nuk jane thjesht nen nivelin mesatar te jeteses: ata per te cilet kujdesej Nene tereza dhe misioni i saj jane thjesht ne mjerim total. Sikur Nene Tereza pervec se te kujdesej per te mjeret te kishte ngritur edhe zerin ndaj padrejtesive te kesaj bote, te ishte kritike ndaj kastave politike te vendeve te ndryshme, perfshire edhe perendimit, me siguri qe nuk do ta kishte marre cmimin Nobel sepse thjesht nuk do te ishte ne linje me te pushtetshmit, do te ishte nje person jo komod dhe do te dilte jashte kornizave te te ashtuuajturit ligjerim “politikisht korrekt”. Nuk them nuk duhen ndihmuar te varferit gjithsesi, dhe nuk eshte e thene gjykimi i drejte eshte totalisht nga ana e Oshos. Secili ka te drejte ta gjykoje si te doje per menyren se si i vendos mendimet dhe aksionet e veta ne sherbim te njerezimit. Edhe Nene Tereza beri sic gjykoi dhe besoi vete, por me shume gjasa po te ishte treguar radikale dhe agresive ndaj shkaqeve dhe shkaktareve te varferise me siguri nuk do te kishte marre cmimin Nobel, ndersa nuk jam i sigurt nese do te ishte bere Shenjte apo jo. Kjo e fundit pak rendesi ka dhe nuk u sjell ndonje dobi te varferve apo njerezimit, por thjesht shume shiqptare do te ndjehen krenare qe kane nje Shenjte ne radhen e panumert te shenjtoreve: buon per loro do te thoshin italianet. Mua ky fakt as me ngroh as me ftoh. Me sa i njoh dy fete kryesore krenaria tek njeriu anon me shume nga vesi sesa nga vyrtyti por gjithsesicili eshte ne te drejten e vete te gjykoje dhe te ndjehet si t’ia doje kokrra e qejfit. Secili nga ne tek e fundit eshte i determinuar nga shkaqe te jashtme qe nuk varen vetem nga ne, ne sjelljet dhe mendimet e veta. Ne fakt nuk pres qe te gjithe te jene dakord me mendimet e mia dhe i mirepres kunder-argumentet por jo ofendimet nese nuk e mendojne njesoj si une. (ne kete portal sharjet dhe ofendimet jane bere norme). Sic thote Fabrizio de Andre ne nje kenge te tij… “se non sono gigli, son pur sempre figli, vittime di questo mondo”.

  • Kjo eshte nje teme mjaft e nderlikuar, por mendoj se e VERTETA anon nga Oshoja i Hindise ku ka punuar edhe nene Tereza gjate gjithe jetes se saj ne ndihme te shtresave te vorfna.

    PSE KESHTU?

    sepse:

    Pervec se fondet qe mblidhte nene Tereza per te luftuar varferine ne Bote shume here kishin origjina te dyshimta dhe ne SHBA pati shume artikuj kritike ndaj menyres se pergjedhjes se donatoreve se fondacionit te saj, nje fakt tejet i pamohueshem eshte se nene Tereza gjate vizites se saj ne Tirane vuri lule mbi varrin e ANTIKRISHTIT te pafe dhe gjakatar Enver Hoxha qe mbashke me Nexhmijen dhe banditet e tij pseudokomuniste kishin mbushur lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe Kosove dhe kishin vrare foshnja te porsalindura ne maternitet per te shpetuar jeten e Diktatorit, gje e cila nuk perputhet me kanonet e Kishes aq me shume nuk mund qe nje SHENJTOR i Kishes te veje lule mbi varrin e ANTIKRISHTIT apo DJALLIT sic eshte cilesuar Enver Hoxha nga te gjithe besimtaret e mbare Botes.

    prandaj:

    Po ta shokojme ceshtjen nga ana patriotike duhet te jemi per nene Terezen, po te shikojme vetem te VERTETEN lakuriqe duhet t’i japim te drejte hindianit Osho qe pervec te tjerave tenton t’i heqe petet e lakrorit financiar te donatoreve te dyshimte te nene Terezes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *