Prodhuesit shqiptar të perimeve marrin pjesë në Panairin Profesional të Frutave dhe Perimeve, “Macfrut” që zhvillohet në Rimini, të Italisë deri në datën 16 shtator 2016.
“Macfrut”, i njohur tashme si një nga aktivitetet ndërkombëtare të afirmuara në promovimin e perimeve dhe pemtarisë nga vende të ndryshme të botës, është një mundësi shumë e mirë për sipërmarrjet shqiptare që operojnë në këtë sektor, për zgjerimin e bashkëpunimeve të mundshme mes vendeve dhe rritjen e eksporteve.
Ky event ofron mundësinë për të bërë biznes, me produkte cilësore nga vende dhe treva të ndryshme të Italise dhe Europes, të afirmuara për produkte tradicionale te perimeve dhe pemtoreve.
Ndërkohë që bizneset pjesëmarrëse krahas perimeve promovojnë dhe një gamë të gjerë të mekanikes dhe inovacionit për rezultatet e larta dhe konkurruese në prodhimin e perimeve bujqësore.
Panairi Macfrut 2016, përbehet nga një strukture 11 sektoriale nder te cilat janë: Farërat, Sherbim & Fidanishte, Teknologji Prodhimi, Tregti dhe Shitje me Pakicë, Makineri Përpunimi, Materiale Paketimi, Prerje të Freskëta, Fruta të Thata, Logjistikë dhe shërbime.
Por nuk do të mungojnë takimet mes biznesit, konferencat dhe diskutimet e hapura mes vizitoreve dhe prodhuesve për te nxitur një diversifikim të ketij sektori në shërbim të konsumatorit.
