Transformimi magjepsës i autobusit në shtëpi (FOTO)

Ornela

Çdo njeri në një pikë të jetës mendon nëse thjesht duhet ta lërë punën, të shesë gjërat dhe të udhëtojnë botën me një autobus artistik shkollor. Mogli, Felix dhe qeni i tyre Rudi, sapo e kanë bërë këtë dhe të gjithë ndjehemi pakëz xheloz.

Dikur një shëmti me ngjyrë të ndritshme të verdhë, autobusi tani është transformuar në një shtëpi – e kompletuar me një dush, shporet elektrik, shtrat për qen etj. Dyshja e dashuruar, të cilët janë së bashku prej tri vitesh, kishte dëshiruar të shpërnguleshin nga banesa në Berlin për t’u larguar nga ngarkesa e stilit të jetës në qytet.

4-28

Sidoqoftë, duket se arsyeja kryesore se përse janë larguar nga Berlini ishte qeni i tyre, Rudi. Qeni është i sëmurë në ijë, dhe nuk mund të ecë shkallëve. Kësisoj, çifti ishte detyruar ta mbanin atë deri në katin e tretë, kur kishin jetuar në Berlin. Megjithatë, që koha për t’u shpërngulur kishte ardhur, këtë e kishin kuptuar kur qeni kishte mbushur 4 muaj dhe peshonte rreth 40 kilogramë.

1-70

Mogli dhe Felix kishin blerë një autobus shkolle për 7,000 paund, para se të blinin biletën e avionit për Nju Jork, ku kishin filluar ta transformonin atë. Çifti nuk e kishte parë autobusin para se ta blinte dhe të udhëtonin në gjysmën tjetër të botës.

2-47

U kishte marrë kohë afro 12 javë punë intensive për ta kompletuar transformimin nga autobus në bus-shtëpi.  Autobusi tani ka një kuzhinë të mahnitshme, shtrat të madhësisë mbretërore, TV me ekran të hollë (bashkë me Netflix) dhe një tualet. Udhëtimin e filluan në Alaska dhe ishin drejtuar drejt jugut nga aty, ku tani kanë shkuar në Vancouver, Kanada.

6-17

 

5-22

Nuk është hera e parë që Felix Starck kishte vendosur të eksplorojë. Në vitin 2013 kishte vendosur të çikëloj 17,000 km rreth botës. Aventura e tij kishte filluar në Gjermani dhe rreth Azisë, para se të përfundonte në SHBA. Çifti kreativ tani zgjohen dhe udhëtojnë kudo që kanë dëshirë të eksplorojnë!

3-39

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *