Brukseli shton thirrjet ndaj Shqipërisë për zgjedhje të pranueshme më 23 qershor. Këtë herë është Eduard Kukan Kryetari i delegacionit të parlamentit europian për Europën Juglindore, që deklaron se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe që rezultati duhet të pranohen nga të gjithë.
“Këto zgjedhje duhet te jenë të lira, të ndershme, demokratike dhe në përputhje me standardet evropiane. Dhe, kur flas për zgjedhjet kam parasysh fushatën elektorale, ditën e votimit dhe procesin e numërimit të votave. Zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret, ato duhet të jenë transparente për të gjithë dhe duhet të pranohen gjithashtu nga të gjithë. Secili duhet të dijë se çfarë ligjesh janë zbatuar gjatë këtyre zgjedhjeve”, tha Kukan.
Ai kërkoi që partitë politike në Shqipëri të arrijnë një marrëveshje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi në të kundërt vihet në dyshim funksionimi i këtij institucioni.
“Le të flasim realisht: anëtarët e KQZ janë emëruar nga partitë politike. Kjo është normale. Por ai duhet të jetë objektiv, i drejtë dhe pozitiv. Po kështu, ligji dhe përbërja e KQZ-së duhet të pranohet nga të gjithë. Ndryshe ai nuk mund të funksionojë siç duhet. Ju duhet të arrini një marrëveshje. Sa kohë që s’ka marrëveshje, mbizotërojnë dyshimet për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Ne themi se funksionimi i drejtë i institucioneve demokratike, funksionimi i drejtë i KQZ është ai që pranohet nga standardet evropiane”, vijon Kukan.
Ashtu siç është bërë e ditur edhe nga përfaqësues të tjerë të lartë të Bashkimit Europian, Eduard Kukan thekson se zgjedhjet janë kritike për vendin përsa i përket procesit të integrimit. Sipas tij Shqipëria pret të marrë statusin, por po vonohet ende, dhe siç vë në dukje ai shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur.

Tallu more Kukan tallu me te mjeret shqipetare!E pse do te dhimbsemi ne ty kur ne s’kemi respekt per veten tone?!
Keni Gjet shesh pse mos te boni persheshhh
Nuk keni Faj jo Talluni me shqiperin e keni Ber si lodra me komande
Sali po pregatit skenarin per te vjedhur zgjedhjet e radhes.Ne fund te fundit ajo çka di te deje me mire se cdo gje tjeter Saliu eshte vjedhja.Vjedh votat vjerdh popullin keto gjera di te beje kjo monster,jo me kot leshojne alarmin nderkombetaret.Te ndalojme monstren ne menyre qe te mos vjedhe zgjedhjet.Te gjithe ne zgjedhje ne menyre qe rezultati i humbjes se tij te jete sa me i thelle.
Nuk duhet te vjedhe me Saliu zgjedhjet jo.Nuk duam te kemi ne krye nje qeveri jo legjitime,duam nje qeveri te sjelle aty me votat e popullit,jo me votat e vjedhura te popullit.Duam zgjedhje te lira e te ndershme.Opozita po e ben punen e saj duke denoncuar cdo parregullsi tani na duhet edhe nje dore e nderkombetareve me qellim qe Saliu te mos e sjelle dot neper mend vjedhjen.
Qe Saliu kerkon ti vjedhe serish zgjedhjet kete e dime te gjithe.Per te parandaluar vjedhjen e zgjedhjeve nga Saliu duhet bashkpunimi i tre faktoreve te cilet jane:nderkombetaret te cilet te vezhgojne me rreptesi procesin,tjeter faktor eshte vete opozita e cila te denoncoje cdo rast parregullsie siç edhe po ben dhe faktori i trete dhe jo me i parendesishmi jemi ne populli,po po ne.Duhet te shkojme masivisht ne zgjedhje e te votojme me qellim qe Saliu te mos kete mundesi te manipuloje nje rezultat teper te thelle.
Po hajde e mbushi mendjen Berishes pra.Ai vetem te vjedhe di,ndaj edhe me KQZ e rideshmoi ambicjen e tij per te vjedhur serish votat.Duke deformuar procesin e votimit qysh ne krye.
Lupa e rrepte e nderkombetareve sduhet medoemos te jete e pranishme diten e zgjedhjeve per faktin e thjeshte se zgjedhjet riskohen te rividhen.Jo me kot edhe z.Kukan ngre shqetesimet e tij ne lidhje me KQZ.Dihet qe tanime KQZ eshte e tëra ne duart e Saliut,kjo nuk eshte aspak shenje pozitive per mirfunksionimin e zgjedhjeve.
Kot sa flasin te huajt,Saliu nuk degjon njeri tjeter vec vetes!Standartet jane gjera kryesore nuk jane ceshtje qe kane kaq shume per te diskutuar!jemi ne kohe fushate duhet te diskutohen pikat e programeve dhe ne akoma flasim per problemet ne KQZ.Saliu vetem nje qellim dhe plan ka: Te vjedhe perseri zgjedhjet,te vjedhe edhe kete here votat e shqiptareve qe ai vete dhe gjithe Shqiperia e di se jane kunder!Ne 23 qershor nuk do ta lejojme me ta besh kete zoti kryeminister,ne 23 qershor shqiptaret,europen dhe ameriken i ke kunder!!
Z. Kukan keni pranuar qe zgjedhjet e v.2009 ishin te lira dhe demokratike, perse merakoseni , po me keto standarte do te jene edhe zgjedhjet 23 Qershorit. Mos harxhoni kohe dhe euro, per te derguar vezhgues, ne jemi anetare te NATO-s dhe i dime standartet.. Vezhguesit tuaj o jane blere nga Diktatori Sali, ose edhe ata qe kane verejtur shkelje te renda dhe i kane denoncuar, nuk jane marre per baze e argument, por keni aprovuar cfare u ka sygjeruar Stalisti Sali Bisha. Nuk jeni ne gjendje te kontrolloni te pakontrollueshmin Sali V.P. , kenaquni me anglishten e tij tropojance dhe bejini qejfin duke e pritur ne takime ne te gjitha nivelet. Nje pjese e fajit, per marrezite dhe vrasjet e diktatorit, ju takon edhe Juve. Tyc & Toc.
Jam shume dakort.Zgjedhjet ne Shqiperi jane vjedhur gjithmone,por Europinaet i kane njohur ato zgjedhje dhe u kane vendosur vulen e ligjshmerise.Pershembull.A e njeh Europa kete qeveri te dale nga zgjedhjet e 23 Qershorit si qeveri te ligjshme te Shqiperise??Po.E njeh si qeveri te ligjshme dhe legjitime,madje ben dhe kontrata e marrveshje me nje qeveri te dale nga vota e vjedhur.Pyetja tjeter.Votat e 8 majit ne Tirane u vodhen diten per diell,por Evropianet i therrasin Lulit,kryetar Bashki i Itiranes dhe e njohin si te tille.Europinaet dhe Amerikanet jane jo vetem pjese e krizes se demokracise ne Shqiperi,por jane me teper se 50% pergjegjes.Ata e kane shume te thjeshte per te ndihmuar popullin Shqiptar.te mos pranojne si legjitime qeverine e dale nga vota e vjedhur.Shume e thjeshte.Por jo.Nuk bejne,por preferojne te na thone.”Keto zgjedhje ishin me te mira se te kaluarat”.Pastaj,kur i humbet durimi popullit Shqiptar,fillojne e shqetesohen.
epo perderisa numeruesit e votes jan PD dhe PS un them te mos votojme fare BOJKOT me mire
SA MIRË FLET Z. KUKAN, POR SI NUK FOLI NJË HERË TË VETME DUKE PËRMËNDUR NJË EMËR? KUJT I DREJTOHEJ ZOTËRI, TË GJITHËVE DHE ASNJËRIT? EDHE TANI MBAS 23 VJETËSH MAISJE PLAGE S’MUND TË GJENI PAK KURAJO DHE TË ADRESONI KËSHILLAT TUAJA? S’PLASËT NJË HERË NGA SIKLETI DUKE BISEDUAR ME ERËN? PO GERALD KNAUS, DREJTOR I INICIATIVËS EUROPIANE PËR STABILITET (ESI), PO SOT, AI FOLI PA DORASHKA PËR SHQIPËRINË ME SHUMË PROBLEME, MOS VALLË, GABOI? JO, VETËM AI NUK GABOI, POR AI ËSHTË MJAFT MË I RI SE JU DHE PRANDAJ VURI GISHTIN ATJE KU NA DHËMB, TEK PLAGA. JU LUTEMI, NDIHMONI ME ZEMËR TË HAPUR SE PO I AFROHEMI 1997-ës, MOS U OFENDONI, MERRNI SHEMBULL NGA GERALD KNAUS, MOS PRISNI PASZGJEDHJET DHE TË NA DËRGONI RRAPORT MAVRINË QË FARE S’DO NA HYJË NË PUNË.
Shqiperia ka nevoje per ilace Z.Kukan dhe jo per njerez qe presin ti shkeuajne nekrologjine. Keni 22 vjet qe prisni me durim te mblidheni e te na tregoni gabimet dhe shkeljet e ligjit. Aksioni duhet para dhe jo pasi te ndodhin gjerat. Duam ndihme te sherojme semundjen jo te qajme te vdekurit, ate e bejme edhe pa ndihmen tuaj
Si s’ fole njehere drejte dhe hapur mor zoteri! Po kaq e forte paska qene “doza” qe ke marre nga Saliu ? Kjo menyre te foluri eshte tejet e vjeteruar edhe per vete evropen. Merrni shembull nga met te rinjte per menyren dhe kohen kur i thone dhe si i thone gjerat. Anetarin e KQZ-se e shkarkoi Saliu, pse se thua ? Pse nuk sugjeron se si delet nga ky ngerc ?
Por ty Eduart ta do puna te flasesh keshtu, ta shperndash pergjegjesine ne gjithe klasen politike. ne nje kohe qe ka emra konkrete.
Saliu nuk u be i tille brenda nje dite ? Jo! Ai ka kohe qe eshte bere diktator me fasade “demo”, duke na katandisur me keq nga vendet e Afrikes. Dhe ju kini bere sehir se ai eshte i nje partie te djathte dhe perdori gjithe potencialin shoqeror e material per te qene nje nga Ju, pamvaresisht se vjedh pasuri, vret njerez, shkaterron sistemin, etj,etj.
Mos valle ty Eduart KUKAN ke pak pergjegjesi per gjendjen ku na katandisi Saliu dhe Jozi ?
po ku ka pasur ndonjeher transparenc ne kqz.kqz eshte urdheruar nga saliu gjithmone
Po normal qe nuk funksionon ..ashtu kqz .. Po parliamenti ka gati 4 vjet qe funksionon edhe Ja keni vene fajin oppzites po tani njeanshmeria po ju shqeteson … Sa shkolle duhet te lene njerzit per te kuptuar se vjedhja e votes ka filluar .. Tani Jane ne perfundimin te qellimit … Po do Kete te papritura edhe saliu do zduket mbas dt 23 qershor kjo ka rendesi
“Këto zgjedhje duhet te jenë të lira, të ndershme, demokratike dhe në përputhje me standardet evropiane.Hapi syt o i “Dashur Kryeminister” shiko qe kesaj here smund tja dalesh dot te vjedhesh , qe kshu me mire terhiqu para kohe sesa te besh nje figur te keqe
Ne kemi nevoje per zanatci ne kete betej ujqer te vjeter qe e njohin mire terrenin edhe armikun duket zgjuarsia dhe njohuria e tyre na duhet qetesia e tyre ……nje mbetje qefi thone ju apo nje shok qe su braktisi Kurr kur ishit ne opozite luftuan me aq pak as kishin dhe kur su leshuan po tani cod behet me fatin e tyre …
Kete radhe Berisha do te deshtoi edhe ne praktiken e tij per vjedhjen e votave….do te humbe i turperuar si hajdut i deshtuar
Kemi nevoje me shume se kurre per zgjedhje te lira e te ndershme, por me Berishen ne pushtet kjo eshte e pamundur.
Nuk mund ti kerkosh zgjedhje te lira e demokratike nje njeriu qe nuk njeh parmet baze te demokracise…kjo eshte njesoj si ti japesh 1000 arsye, nje njeriu qe di te numeroi deri ne 100
Thirrjet e nderkombetareve vazhdojne te bien ne vesh te shurdhet, sepse Berisha nuk degjon asnje thirrje por ndjek vetem parimet e nje hajduti, vidh per te qendruar sa me gjate te mundesh ne pushtet.
KQZ-ja eshte shtepia e Saliut, eshte shpresa e fundit per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, por kete radhe nuk ka per t’ia arritur kurre.Fitoria eshte e te majtes.
Nuk funksionon KQZ0ja me kater antare thoni ju, po shkoni pra terhiqini veshin saliut qe te riformatojme KQZ-n
Zgjedhjet jane shume te rendesishme per te ardhmen tone Europiane.U lodhen edhe te huajt me kete rregji njelloj si simotrat e tije Assad e Lukashenko qe nuk dorrezojne pushtetin ,pavaresisht kostos qe bart ky vend.