Prokuroria e Tiranës, hetim ndaj Skënderbeut

Dita

Pas publikimit të raportit të inspektorëve të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për çështjen “Skënderbeu”, reagojnë zyrtarisht institucionet shqiptare. Të martën, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për çështjen “Skënderbeu” që do të hetohet nga njësia task forcë.

Kjo njësi do ta fokusojë punën te hetimi i dyshimeve për paracaktimin e rezultateve në garat sportive. Në rast se prokuroria arrin të mbledhë prova, atëherë çështja mund të shkojë në gjykatë por ky është thjesht hapi i parë.

Vendimi për hetimin e çështjes vjen vetëm pak ditë pas publikimit të raportit të UEFA-s ku theksohej se gjatë viteve të fundit, Skënderbeu ka manipuluar mbi 50 ndeshje, 41 prej të cilave në aktivitetet futbollistike në Shqipëri.

Prokuroria e Tiranës e ka marrë që fundjavën e shkuar vendimin për nisjen e procedimit, por zyrtarisht njësia task forcë e zyrtarizoi të martën dhe pritet që të nisë menjëherë punën për të hedhur sa më shumë dritë mbi raportin e UEFA-s.

Share This Article
2 Comments
  • Ne qofte se FSHF nuk e denon Skenderbeun me gjith kte raport e fakte te UEFAS gara ne superlige vazhdon pa kurcfar kuptimi .

  • Ekipi i ksSkenderbeu nje vlere e shtuar e qytetit dhe gjithe vendit.Menyra si luan ,si organizohet e si shenon gol eshte per tu lavderuar.Me lojen e saj te ben per vehte ,sot per sot kjo skuader qendron mbi te tjerat,me lojen e saj po fut ne futbollin shqipetar elementet me te mira te futbollit Europian.KSpartizani mos te behet xhelos por me nje ambicje pozitive te ndertoje nje ekip qe te kenaqe sportdashesit e saj por jo vetem edhe ata shqipetare.Persa i perket dyshimeve te ndeshjeve kjo do te shihet nga organet e drejtesise.Para Skenderbe per fitore te tjera !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *