Vazhdojnë rrjedhjet nga PDIU. Kandidati që kryesonte qarkun e Durrësit, Fatmir Voloti, ka vendosur të japë dorëheqjen si kandidat i partisë së Idrizit dhe të kalojë te Aleanca Popullore e Artur Dojakës
Partia e Shpëtim Idrizit publikoi në datën 7 maj listën zyrtare të kandidatëve të PDIU-t në zgjedhjet e 23 qershorit. Në qarkun e Durrësit i pari në listë rezultonte kandidati Fatmir Voloti, i cili mbante dhe postin e koordinatorit të kësaj partie në këtë qark. Por dje ky kandidat dha dorëheqje të parevokueshme duke mos u përfshirë më në listën e kandidatëve. Pas kësaj nis dhe skandali i PDIU-së që kërkon të ndryshojë listat jashtë afatit.
Mësohet se përfaqësuesi ligjor i PDIU-së në KQZ ka kërkuar që të fusë emrin e kandidatit Ilir Tahiri në krye të listës, ndërkohë që afati i dorëzimit të emrave ka përfunduar që në orën 24:00 të datës 6 maj. Në bazë të Kodit, partitë pas përfundimit të afatit nuk mund të bëjnë dot asnjë ndryshim emri, vetëm në rastet kur kandidati ka papajtueshmëri me Kodin Zgjedhor. Marifeti i PDIU-së në bashkëpunim me KQZ qëndron në faktin se po tentohet të ndryshohet lista dhe të hiqet nga qarkullimi ajo që është dorëzuar më 6 maj dhe të çohet një listë e re. Megjithëse sipas ligjit deri në datën 14 bëhen vetëm saktësime të dosjes së kandidatëve, dhe jo ndryshime të individëve, si dhe faktit që zyra e shtypit të PDIU e ka shpërndarë për publikun listën zyrtare, nuk është çudi që KQZ-ja të gjejë në këtë rast një “përjashtim” nga ligji për të pranuar kërkesën e PDIU-së.
Voloti kalon te Aleanca Popullore
“Hemorragjia” e largimeve nga partia e Shpëtim Idrizit tashmë ka marrë përmasa të mëdha. Pas largimit në bllok të këshilltarëve lokalë dhe disa figurave të njohura të PDIU-së pak ditë më parë, edhe kandidati i zgjedhur nga Idrizi në qarkun e Durrësit ka kaluar te Aleanca Popullore që drejtohet nga Artur Dojaka. Këto largime nga PDIU pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, pavarësisht faktit se disa prej tyre janë edhe kandidatë për deputetë në partinë e Idrizit.
Kandidatët e PDIU qe ka dorezuar ne KQZ per qarkun e Durresit
|
FATMIR QAMIL VOLOTI |
01-01-1959 |
M |
|
SALI NIJAZI BAJO |
12-01-1946 |
M |
|
JONADA MANUSH MANO |
23-09-1989 |
F |
|
TASIM BESHO BESHO |
12-07-1944 |
M |
|
ABAZ IDRIZ HADO |
25-12-1957 |
M |
|
ANIKA PETRAQ TANE |
22-03-1983 |
F |
|
SKENDER XHEMAL GJONI |
17-06-1982 |
M |
|
ARBEN MEHMET XHEMALI |
19-08-1975 |
M |
|
HYSEN RIZA BAJRAMI |
10-04-1967 |
M |
|
EDLIRA QANI BOJARI |
07-12-1982 |
F |
|
RIZA SHUAIP ALUSHI |
04-04-1958 |
M |
|
KEIDI LUTFI SEJDIU |
13-07-1983 |
F |
|
EQREM MEHMET HOXHA |
01-08-1958 |
M |

Shpetim Idrizi nuk punon dot vetem, do nje cekic mbi koke, si Fatos Nano, kur e emeroji Drejtor te Pergjithshem i Tatimeve dhe me vone drejtor i Doganave, pasi i beri dhurate ne paje, per martesen e dyte nje dhome gjumi 30 milioneshe. Shpetimi e shikon PDIU si Sh.P.K. per te punesuar miqte dhe batakcinjte e tij dhe jo per te zgjidhur ceshtjen e madhe CAME per te cilen ky LEGEN pretendon. Ku e ka autobuzin me camet e debuar nga Greqia, me ne krye ate ,qe do te shkonin per te pare, vendin dhe pronet e te pareve. Ku e ka rezoluten e CAMEVE, per t’u aprovuar ne kuvend, apo e terhoqi nga hunda Krimineli Sali, pse nuk e jep doreheqjen qe ka deklaruar vete ne lidhje me rezoluten. Kolltuku ka me rendesi se ceshtja kombetare Came.
Po do bejm sic do Edi Rama dhe finacuesit shovenista Grek se keshtu ju shkon per Shtat ju. DO ju vij dita edhe trathtareve si ju zoteri
E zeme se ke te drejte, Idfrizi ka 1000 e nje te zeza..etjer e tjere….a ka mundesi te na jape ndokush nje zgjidhje si mund te zgjidhet ceshtja CAME?
Deri tani nuk beni asgje tjeter vecse hidhni balte mbi nje person, ndoshta me/pa te drejte, por une nje zgjidhje nuk shoh ketu…deri tani duhet tia dime per shume FLM orgabnizimit te PDIU e cila ka qene zeri i vetem ne parlament me aq sa ka patur mundesi!
Per mendimin tim fenopmeni “Dojaka” po manipulon me teper sec duhet, po shkel mbi nje pune shume vjecare te ngritur me mund dhe sakrifica te nje komuniteti i cili eshte sa i fuqishem dhe aq fragil.
Ceri më pëlqen arsyetimi që parashtroni; në vend që të bashkoheshim për tu përballur me ata që u janë kundërvënvë interesave kombëtare, po merremi me ndasi. Nëse banorët e Vlorës nuk votojnë masivisht PDIU dhe kandidatët e saj, atëherë mundësitë janë shumë të mëdha që Vasillaq Bollano, një nga ithtarët më të flaktë të qarqeve shoviniste greke (që e quan Himarën Greqi) të jetë deputeti i dytë i PBDNJës në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë. Shqiptarë zgjidhni e merrni; nuk ka rrugë të mesme…
Nuk besoj te jete i vertet ky lajm . Gjithsesi PDIU i ben nder cdo kandindati qe eshte ne listen e saj dhe jo anasjelltas . Komuniteti cam ka mjaftueshem kandidatura dinjitoze dhe askush nuk eshte i pazevendesueshem .PDIU merr te pakten 5 vende ne parlamentin e ardhshem .
E bukur kjo liste e ketij trapushit gjysem cam e 100% tropojan.Ske per te marre vota me shume se numri i kandidateve qe ke vene ne listo o mavri.
Dicka qe ishte e pritur (shperberja e z. Idrizi). Kjo ishte parashikuar. Por problemin madhor (Çamëria) nuk kane deshire ti japin zgjidhje as e majta as e djathta dhe tashme as vet partia PDIU.
Agjentura greke ka vite qe e ka kapur prej fyti shtetin Shqiptar. Duhet nje shkundje e mire qe vet shqiptri te kete mundesi te qeverrise.
Keta te gazetes dita jane me antishqiptaret qe kemi pare ndonjehere,,,,punojne vetem per interesa greke..po ta shihni edhe stemen e gazetes, eshte nje kryq i ngulur…..PDIU eshte me e fuqishme se kurre dhe mendohet se mund te mare 4-5 ose 6 deputete ne parlamentin e ardhshem…sa keq qe Vangjel Dule nuk dihet a do behet deputet apo jo hahahhahhah