Dy biznesmenë ndërtues kanë paditur vjehrrën e ministrit të jashtëm Aldo Bumçi për mashtrim në shumën e 100 mijë eurove. Manushaqe Zhulali, vjehrra e ministrit, e cila është avokate pranë institucionit të Avokatit të Shtetit rezulton e paditur që në muajin Shtator 2012 ndërsa në Gjykatën e Tiranës deri më tani janë zhvilluar vetëm pesë seanca gjyqësore deri më tani në lidhje me këtë padi. Zyrtarisht biznesmenët kanë kërkuar në gjykatë zgjidhjen e një kontrate por vetë natyra e kontratës duket se ka si prapavijë të sajën një histori të “komplikuar” që lidhet me një sipërfaqe prone prej 8.8 hektarësh në total, pronë kjo e ndodhur te zona e “Kthesës së Kamzës”. “DITA” ka mundur të mësojë më tepër rreth kësaj historie. Gjithçka ka nisur në vitin 2006, në këtë kohë rezulton se shtetasja e paditur Manushaqe Zhulali punonte pranë hipotekës së Tiranës. Në hipotekën e Tiranës në këtë periudhë sipërfaqja e truallit prej 8.8 hektarësh pretendohej nga dy palë të ndryshme. Nga familja Kaziu që e pretendonte si pronë të trashëguar nga paraardhësit e saj dhe paralelisht edhe nga një shtetas i quajtur Din.D. Në këtë situatë duket se Manushaqe Zhulali ka futur në lojë edhe dy biznesmenët e ndërtimit, që tashmë e kanë paditur atë.
Marrëveshja

Në sipërfaqen prej 8.8 hektarësh, zonja Zhulali mund të ketë pasur premtimin për të përfituar 7.500 metër katrorë nëse prona i kalonte shtetasit Din.D. Kjo lihet të kuptohet të paktën nga kontrata që zonja Zhulali ka lidhur me dy ndërtuesit në vitin 2006. Këtë kontratë ajo e ka lidhur duke caktuar me prokurë si përfaqësuesen e saj avokaten Miranda B. Kontrata e lidhur mes avokates Miranda B. Në emër të Zhulalit dhe dy biznesmenëve ishte një kontratë e veçantë pasi premtonte një shitje “në perspektivë” të truallit prej 7.500 metra katrorë. “Kontratë premtim shitje pasurie te paluajtshme”, e ka emrin kontrata e cila është noterizuar në zyrën e noteres Gentiana Sh në vitin 2006. Ndërsa 7.500 metrat katrorë ende pretendoheshin mes dy palëve të ndryshme, duket se Zhulali dhe avokatia Miranda.B e kanë bërë fakt të kryer para kohe, marrjen e kësaj prone dhe kanë noterizuar kalimin e saj te ndërtuesit. Këto 7.500 metra katrorë kanë një vlerë minimale prej 750 mijë eurosh, ndaj dhe në kontratën e lidhur me dy ndërtuesit zonja Zhulali dhe avokatia Miranda.B kanë specifikuar se në fillim do të kalohej një këst i parë prej 100 mijë eurosh dhe pas dorëzimit të truallit me letra do të merrej dhe pjesa e mbetur prej 600 mijë eurosh. Por duket se me kalimin e kohës prona nuk ka kaluar aty ku e kanë parashikuar zonja Zhulali dhe avokatia e saj Miranda B. Dhe prona totale prej 8.8 hektarësh(ku përfshihen dhe 7500 metër katrorët e premtuar) i ka kaluar familjes Kaziu në hipotekë. E gjendur me 100 mijë euro në xhep të marra nga ndërtuesit dhe me një pronë të cilën e kishte premtuar para kohe dhe që tani i kishte kaluar familjes Kaziu, zonja Zhulali është paditur nga dy ndërtuesit të cilët jo vetëm kërkojnë kthimin e shumës që i kanë dhënë zonjës Zhulali por edhe pagimin e kamat vonesave që sipas kontratës së lidhur mes tyre fillojnë e llogariten që prej Nëntorit të vitit 2007. Seanca gjyqësore në lidhje me këtë çështje vazhdon në gjykatën e Tiranës dhe seanca e radhës është parashikuar për në datën 16 Maj.
Procesverbal i seancës së fundit gjyqësore ku e paditur është Manushaqe Zhulali
Gjykatësja: Cili është shkaku që kërkohet zgjidhja e kontratës premtim-shitje?
Paditësit: Pala e paditur nuk ka përmbushur detyrimet e parashikuara në kontratën objekt gjykimi, nuk e ka vënë në dispozicion objektin e kësaj kontrate, truallin me sipërfaqe 7500 m2 dhe kjo ka qenë arsyeja që kemi kërkuar zgjidhjen e kësaj kontrate.
Gjykatësja: A plotëson kontrata kushtet e vlefshmërisë të përcaktuara si të tilla në Kodin Civil?
Paditësit: Jo, nuk i plotëson kushtet, por nga takimi me palën e paditur ka pohuar se i ka dokumentet e marrjes përsipër të këtij detyrimi të kontraktuar.
Gjykatësja: Kujt i kundër-drejtohet detyrimi për pagimin e shumës prej 50 mijë euro dhe kamatat e arrira në mbështetje të provave ?
Paditësit: Kjo shumë duke pasur parasysh dhe deklarimin e shtetases Miranda B. , sot për sot i drejtohet znj. Manushaqe Zhulali, megjithatë mund të jenë të dyja debitore, rezervojmë të drejtën në proces gjyqësor të shprehemi pasi të dëgjojmë dhe palën e paditur Manushaqe Zhulali
Gjykatësja: Cili është detyrimi që kërkonin nga Miranda B. ?
Paditësit: Miranda ka vënë në garanci truallin në Zonën Kadastrale nr. 8220 me regjistër hipotekor nr. 25 dt.03.02.2005. Ajo ka marrë përsipër përmbushjen e të gjitha detyrimeve të kontratës. Rezervoj të drejtën për pozicionin përfundimtar të saj, pasi të dëgjoj dhe palën e paditur Manushaqe Zhulali.
Gjykatësja: Ku e mbështesni kërkimin tuaj në lidhje me fillimin e kamatvonesës që është data. 22.11.2007, në padi ,të shumës 50 mijë euro?
Paditësit: Në njoftimin noterial datë14.07.2011, Miranda B., ka qenë përfaqësuese me prokurë e të paditurës Manushaqe Zhulali, e cila nëpërmjet këtij njoftimi pretendon se kontrata nuk mund të realizohet dhe shuma e mbetur prej 50 mijë euro i përket Manushaqe Zhulalit e cila është përgjegjëse për kthimin e saj.
Gjykatësja: Përmendni termin “vonesë”, nga fillon kjo vonesë, kur është marrë përsipër të fillojë të përmbushet ky detyrim?
Paditësit: Është dëm i shkaktuar nga bllokimi i kësaj shume.
Gjykatësja: Ku e mbështesni kërkimin tuaj për pagimin e 20 për qind si penalitet i këstit të parë
Paditësit: E mbështes në pikën 3/8 të kontratës .
Gjykatësja: Cili ka qenë shkaku subjektiv me vërtetimin e të cilave do të vinte pagimi i penalitetit?
Paditësit: Pala e paditur nuk ka përmbushur detyrimin dhe prandaj ne kërkojmë zgjidhjen e kontratës. Për këtë arsye duhet aplikuar penaliteti.
Gjykatësja: Cilat kamata kërkoni ?
Paditësit: Sipas kamatave të parashikuara nga Banka e Shqipërisë, me bono thesari, rezervoj të drejtën për të pyetur klientin tim në lidhje me llojin e depozitës, për të përcaktuar dëmin si rezultat i mos kthimit të këstit të parë.
Gjykatësja: Nga rezulton shuma e paguar e këstit të parë prej 93 mije euro ?
Paditësit: Siç e thashë dhe në shpjegimet e mia, nga derdhjet e bëra ne Bankën Credins në datën. 18.10.2006 ,datë. 27.10.2006 dhe datë. 06.12.2006 .
Gjykatësja: I jepet fjala palës së paditur për të dhënë prapësimet.
Pala e paditur: Pasi dëgjova shpjegimet e palës paditëse, kërkoj kohë për të dhënë prapësimet me shkrim si dhe provat që do të kem .

E KA PATUR GJE SAFET ZHULALIN KJO ZONJE?
gruaja. bumci ka nuse vajzen e Zhulalit, e njeh gjith Tirana 🙂 Vetem ti nuk e njihke o Gezim
Ooooooo Caci (Manushaqja) nga shitese djathi ne Peshkopi, te Avokatura Shtetit bravoooo. Po normal sic vidhte gjizen ne dyqan te djathit do vjedhe dhe sot kjo, se i ka ardhur dita! Po kush gjykate do e denoje? Ajo e Aldo budallait qe ka marre vajzen e saj qe eshte e “virtytshme” si e jema?!!!!
DELETED… edhe fera eshte me e pamshe ta cpif kur e shikon… I varferi bumci cfar vjere paska … DELETED oti te shpetofte bumci me ate shemtir qe DELETED
Familja Zhulali ka pare me thase, ka patur edhe perpara kesaj afere te shiteses kuksiane Shaqe. Ne vitin 2002 Ilda Zhulali (vajza e Shaqes dhe gruaja e Bumcit) ka paguar (jo ne natyre por ne $$$$) per te filluar pune ne Ministrine e Puneve te Jashtme.
Ministri i ri i Jashtëm, Aldo Bumçi ESHT ai që i çoi faksin Shkëlzen Berishës PER GERDECIN. Prej atij faksi riciklohet ne PD. dhe prej atij faksi do ta haj. ruhu nga shoferi Aldo djali,
Pas tragjedisë së Gërdecit, ku mbeti i vrarë burri i tezes së Shkëlzenit, Sali Berisha ndryshoi raportet jo vetëm me miqtë dhe armiqtë e tij, por dhe me standardet për karrierë brenda Partisë Demokratike. Pas Gërdecit në PD bënë karrierë vetëm njerëzit që “patën fatin” të ishin dëshmitarë të krimit të të birit dhe që u treguan të gatshëm të fshehin faktet. Aldo Bumçi, të cilin Berisha e hoqi nga puna si idiot, u rikthye në pushtet si hero, se iu bë fat një copë faksi që vartësi i tij i nisi Shkëlzenit për ta informuar për VKM. Viktor Gumit iu bë fat fakti, jo që ishte nip socialisti, për që Aldoja ia la në dorë atë shkresë për të bërë atë shënimin “për Shkëlzenin”, dhe ia nisi Ministrisë së Mbrojtjes. Fatmir Mediut iu bë fat ai faks që e la në zyrë ta gjente prokuroria. Enkelejd Alibejt, që po ta vizitosh nuk kalon dot asnjë test normal, iu bë fat korrespodenca si këshilltar i Berishës për Gërdecin dhe udhëzimet që i jepte Ministrisë së Mbrojtjes për të shmangur krizën që prodhoi refuzimi i Bodes dhe Rusmalit për kontratën. Eduard Halimit iu bë fat fakti që ishte zëvendësministër i Drejtësisë kur sekretarja e Aldos deklaronte në prokurori se Shkëlzeni hynte e dilte në zyrën e ministrit dhe se ajo ia ka nisur atë faks atij nga zyra e vet. Të gjithë këta vemje fatlumë janë sot në politikë, jo se Sali Berisha ka respekt për ta, por se i ka dëshmitarë të djal(l)it në historinë e Gërdecit.
Te gjith pengje jan keta. Ndaj i quajn njerezit burra kurva. Esht mbush me kurva politika shqiptare, sh keq muhabeti. Do vej keq e me keq per te gjith nese vazhdon keshtu, cudi se si askush nuk e kupton kaq gje
E njof familjen Kaziu kane qene te persekutuar gjate gjithe rregjimit komunist, jane dibrone dhe tokat i kane patur tek kthesa e Kamzes dhe kjo avokate qe qenka dhe vjehrra e Bumces, ska dyshim se ka fallsifikuar dokumentat, nga familja Kaziu kane mbetur dy vellezer qe jane martuar, i jati i vdiq pak me vone se doli nga burgu, por ky eshte shtet i qelbet, prandaj duhet ne rradhe te pare ish te perndjekurit te votojne PS-ne dhe Edi Ramen dhe mos te shofin se PS-ja eshte trashegimtare e PPSH-se, Jo Ps-ja e sotme, eshte nje parti demokratike qe siguron te ardhmen per cdo shqiptar dhe ata qe e lidhnin kete parti me PPSH-ne, sot jane tek Saliu si atehere kur i bashkonte PPSH-ja, jane ne partine demokratike.
Ku te linte Enveri keshtu gjerash, e kush i linte keto lloj vemjesh keshtu… Pse kjo na qenka demokracia??? Shqiptari u gjymtua psikologjikisht atehere, po gjymtohet njesoj dhe me keq tani/. Duke i bërë vend edhe sindromës së Stokholmit, ose përgjërimit të viktimave ndaj xhelatëve të tyre.
Dita, kjo politika shqiptare më nxjerr mallin e fëmijëve binjakë: të llastuar nga përkëdhelia e gjyshërve të tyre! po kujt i llastohen? Popullit? Po s’u vjen turp?! Prapë kërkojnë pushtet! E harrojnë të shkuarën e hidhur, për të cilën kanë qenë vetë shkaktarët e të gjitha tragjedive të 22 viteve të fundit. Kjo do të thotë se këtu s’ka më drejtësi.
Sipas gjasave, këtyre pseudopolitikanëve u janë errur sytë, nuk shikojnë hallin e popullit më! Por po hanë garë, kush e kush të marrë sa më shumë mandate, për të mbrojtur kapitalet që kanë krijuar, është e thjeshtë ta kuptosh analistin që mbron partinë ku ai paguhet, por është më e thjeshtë, emërimi i kandidatëve për deputet në zona që nuk njihen.
Pyetja shtrohet: po ne populli i thjeshtë ku mund të votojmë në 23 qershor dhe për kë do votojmë, kush do na përfaqësojë, se këta politikanë s’kanë asnjë mundësi të na përfaqësojnë, ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje, pa bërë ”Rotacioni” nuk mund të votojmë Gërdecin, të votojm 21 janarin, nuk mund të votojmë mjerimin dhe papunësinë, nuk mund të votojmë ’97-n, nuk mund të votojm më njëherë e përgjithmonë të njëjtit politikanë të përlyer me gjakun e të pafajshmëve të çfarëdo krahu qofshin, sa herë që këta pushtatetarë do kërkojnë karrige, vota jonë do të digjet, nuk do të shkojë në asnjërin krah, veçse kështu ndëshkohen këta zuzarë. Populli po i vëzhgon. Faleminderit, Sh.Veshaj, Vlorë
Zonja Manushaqe eshte pelivane E MADHE! Abuzuese si vjehrra e Aldo Bumçit. Ne finalen e Boterorit zhvilluar ne Afriken e Jugut zonja Manushaqa mori me leket e shtetit nga Aldo Bumçi nje bilete per te poare finalen si “tifoze” e madhe futbolli. Per çudi ajo mori nje kethes 360 grade.Shiti ne Tregun e Zi 5 mije dollare bileten qe posedonte Kjo eshte Avokate e Shtetit, nje abuzuese injorante dhe e pa afte…
Kjo Manushaqia e zhulalit kur ishte ne Peshkopi, mos e ka pasur ne sigurim pseudonimin, “Hira”
Kjo eshte fatkeqesi per cdo qytetar te ketj shteti mbasi cdo zyrtar ne nji menyre apo nji tjeter po vjedhin kete pasuri te popullit dhe asnji nuk u denua deri sot..
Vetem KLSH-ja zbuloi 212 milion EURO vjedhje e shperdorime per 4 vjet nga 150 zyrtare dhe asnji nga keta nuk u leviz nga pozicioni aty ku punonte, KURSE NJI ADOLISHENT QE MORI NJI FLAMUR ME 29 NENTOR U RRAH NGA POLICET GJITH RRUGES DERI NE KOMISARIAT.
BESOJ SE E PA E GJITHE BOTA.
E njof ket Manushaqen aop Cacin sic e njofin. Vierra e Aldo mavrise.
Kjo eshte nje nga te shumtat mashtrimet qe ka bere Caci. Kjo eshte ajo qe shante Safeti kur iku nga Minister. Moster eshte Mjer kush behet preh e saje. Caci ska as fe as moral.
Po dhe Aldo mavrija nuk eshte me i mire se Caci Po te ishte ndryshe nuk merrte Iden e Cacit qe i nderronte cdo jave. Si e ema dhe e bija. Mjer per kete popull. Caci vete me mashtrime eshte marre qe kur ka qene spiune ne diber. Hirra e ka pseudonimin eshte e vertete. Mallkuar qofshte soi i tyre.
Rrena kamunistesh
Aldo Bumci e ka kerkuar me qiri, gocen e” Hirres ” qenka lodhur shume i shktreti eshte bere per gjynah. Se mos eshte me i mire Aldo e familja e tij, ky pleh ka qene minister Drejtesie, i Kultures e se fundi per ta menderosur e mbyllur, e kane bere Minister te Jashtem. Mjere Shqiperia e shqipetaret, kudo qe ka qene m.tin i ka bere, hynte shul, e dilte lloz, dhendri i Manushaqe Hirres. Jemi te turperuar si shtetas shqipetar me keta mostra e me nje Kriminel qe kane ne krye.