“Rrahja e investitorit libanez u porosit nga një biznesmen nga Durrësi”

Elton Tafaruci

Konflikti për çështje biznesi, e konkretisht resorti në Gjirin e Lalzit po hetohet si pista kryesore e dhunimit të biznesmenit libanezo­-amerikan Faad Mitri është ajo e konfliktit për pronën.

Vetë i plagosuri që ruhet me policë në spitalin ku po trajtohet për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë, ka rrëfyer për policinë se dyshimi i tij kryesor është konflikti që lidhet me çështjen e biznesit.

Ai ka pranuar para policisë dhe hetuesve që po merren me këtë dosje se edhe më herët ka pasur kërcënime nga persona që nuk i njihte apo persona që nuk i kishte parë ndonjëhërë.

“Gazeta shqiptare”, duke iu referuar burimeve të saj shkruan sot se dyshohet se pas dhunës barbare të ushtruar ndaj biznesmenit, fshihet një biznesmen nga qyteti i Durrësit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *