Me pneumoni, pa pneumoni? Është kjo pyetja që po mban frymën në gjithë SHBA-në, pas lajmit se kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale është prekur nga një e ftohur e rëndë, e cila i shkaktoi edhe gjendjen e të fikëtit në përkujtimoren e 15-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Është e njëjta Hillary Clinton, ajo që po përjeton të njëjtin makth, si në vitin 2012, kur një problem intestinal (i zorrëve) e detyroi atë të anulonte një fluturim në Marok. Por këtë herë shqetësimet janë më të mëdha dhe teoritë e konspiracionit për të po çmenden.
“Hillary ka vdekur kohë më parë. Ajo që shikojmë në Tv është vetëm një sozi”, është komenti i rëndom që sheh më shpesh sot në rrjetet sociale, ku një përdorues i “Twitter”-it nga San Francisko, rendit edhe një seri provash për teorinë e shëndetit të saj.

Gati Blushi per romanin tjeter…
U be ene Amerika si Elbasoni!!!!