Aleksander Ceferin zgjidhet presidenti i ri i UEFA

Elton Tafaruci

Slloveni Aleksander Ceferin, 48 vjeçar u zgjodh sot në Athinë në postin e presidentit të ri të UEFA-s për një kohëzgjatje dy vjet e gjysmë, periudha e mbetur nga përfundimi i mandatit të Mishel Platini, i pezulluar nga ky funksion nga një institucion gjyqësor brenda strukturës së FIFA-s.

Ceferin u zgjodh me një shumicë dërrmuese prej 42 votash kundër 13 (sicila prej 55 federatave të UEFA-s kishte një votë) përballë kandidatit tjetër në këtë proces votimi, holandezit Michael van Praag, 68 vjeç.

“Të shprehesh që jam pa eksperiencë tregon mungesë respekti për presidentët e federatave të vogla dhe të mesme, siç është rasti im të cilët duhet të bëjnë shumë me pak mundësi, ndërsa zotërojnë eksperiencën e duhur”, deklaroi presidenti i Federatës sllovene të Futbollit, me profesion avokat, përpara se të shpallej fitues në këto zgjedhje.

Ceferin u shpall fitues nga votat e vendeve të ish-bllokut të Lindjes dhe të kombeve të vogla, ndërsa klubet e mëdha evropiane aktualisht synojnë të nxjerrin në pah vlerat e futbollit evropian.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *