Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu u ka dërguar një mesazh votuesve që e mbështetën në zgjedhjet e së dielës.
“Unë e di se presioni ndaj jush ka qenë i madh. Gardianet e hashashit ju kërcënuan në mënyrë sistematike nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e vetë shefit të komisariatit. Unë e dëgjova nga goja juaj, se e kishit të pamundur të mbillnit tokat tuaja apo të prisni dru në malet tuaja, se trafikantët e mbledhur në Dibër nuk ua lejonin një gjë të tillë”, thotë Shehu.
Shehu i qëndron linjës së Partisë Demokratike se vota e së dielës u ble.
“Varfëria që u thellua në këto tre vjet e rriti tundimin e më të varfërve, e më të pamundurve për ta shitur votën sepse në fund të fundit kjo është filozofia e Edi Ramës, sa me i varfer populli, aq me më e lire vota. E di se u kërcënuat me bukën e gojës, me ndihmën ekonomike, shumë prej jush jua hoqen atë, u kërcënuat me heqje KEMP-i, u larguat nga puna, u shantazhuat për votën”, thotë ai.
“Por përtej të gjitha, unë u jam thellësisht mirënjohës çdo njërit prej jush që më dha votën duke sfiduar krimin e bërë njësh me pushtetin, duke sfiduar kriminelët me uniformë policie, tundimin për shitjen e votës me shuma të majme parash, presionin e deputetëve të krimbur me paratë e korrupsionit. Sepse ju votuat me mendje dhe zemër dhe unë do tu jem përjetë mirënjohës”, shkruan Sherefedin Shehu.
“Historia e ka treguar se ne demokratët jemi rikthyer gjithnjë e më të fortë pas dhunës, kërcënimit e vrasjeve që na kanë bërë. Sepse Zoti e desh që ne të jemi forca e lirisë e demokracisë dhe e zhvillimit. Dhe unë sot jam më i bindur se kurrë se dibranët do të rikthehen shpejt aty ku e kanë vendin në parajojë të qendrës për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Kjo ishte një beteje të cilën unë e humba. Por siç thonë librat e shenjtë :“Jo çdo e keqe vjen për keq!”, thotë ai.
“Qoftë ky fillimi i fundit të poshtërimit të shqiptareve duke u blerë votën, nderin dhe dinjitetin”, mbyll mesazhin e tij Sherefedin Shehu.

Me keto mendesi qe keni jo vetem qe do te vazhdoni te humbisni, por do te vazhdoni te shkaterroni plotesisht edhe PD.
Ja ke fut kot plako.
Ti Shero, se keshtu te njoh une, je intelektual i zoti, por nuk duhet te kishe pranuar kete sfide sepse:
1. Ju nuk keni ruajtur mjaftueshmerisht lidhjet me Dibren, per tu rishfaqur si figure politike ose si lider.
2. Ju duhet te kishit menjanua Lulin, i cili per hir te vertetes nese jane dhjete vota i ben 4. Nuk ja fal populli shqiptar qendrimin e Lulit ne raport me Reformen Zgjedhore, sepse te gjithe e njohim ne c’gjendje eshte drejtesia.
3. Pastaj ne fund te fundit, kur vetem para dy vjetesh PS fito 85% te zgjedhjeve lokale, nuk do mend qe edhe Dibra andej do anonte, per te marre ndonje fond.
Mos ngatërro Dibrën me veten
o Shehu Sherefedin
dili përballë së vërtetës
se Dibra faqen t’a nxin!!
Sa vjet ke që s’rri në Dibër?!
Po cullt e tu ku i ke?!
Kur ke pyetur ndonjëherë
për robt që jetojnë atje?!
Kur t’u dogj barku për Dibrën?!
Kur tè hynë kaq shumè né zemër?
I ke harruar me kohë
kishe harruar çdo emër!!
SHQUP-i të bëri hatanë
nga mbas t’a futi hallatin
në Dibër more opingën
në Tiranë le mandatin!!
Ti nuk je as lab mor Shero
as Dibran o ditëzi
me opingën që të dhanë
të paktën pije raki !
Tani del e e mbin papritur
si kërpudha del pas shiut
del e leh si qen i rrahur
leh me gjuhën e Saliut!!
Leh e fajëson Dibranët
njerëz fisnikë e me besë
si ty, saliu e lulushi
e bëjnë nga një çdo mengjes!!
Nga shkerrmoqja e PD-së
né SHQUP ka ngelur një dorë
dhe thoni ini tè fortë
e thoni e s’u vjen zor !!
Ju mortja u vjen vërdallë
nuk u ha dot: m’è besoni
me helmin qè kini brenda
edhe mortjen e helmoni !!
DHE VERTETE JU U ZHVILLUAT MORE SHURO, POR POPULLIN E DIBRES DHE GJITHE SHQIPERISE E KTHYET NE SKLLEVER.