Vrau 15-vjeçarin, edhe Apeli 5 vite burg për ish-oficerin e policisë

Elton Tafaruci

Gjykata e Apelit Shkodër lë në fuqi dënimin me 5 vite burg për ish-Antiterrorrit në Drejtorinë e Policisë, Lezhë, Skënder Seferi.

Trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë ndaj të pandehurit, i cili akuzohet për vrasjen nga pakujdesia të 15-vjeçarit Armando Skendaj në një postobllok policor në korrik të 2010.

15-vjeçari Armando Skandaj u ekzektua gjatë një aksioni të bluve të Lezhës për kapjen e disa përsonave të cilët u akuzoheshin për një grabitje.

Makina në të cilin udhëtonin tre përsona mes të cilëve dhe viktima nuk ju bind policisë që të ndalonte, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë mbi automjetin ku udhëtonin ata.

Kanë qenë familjarët e viktimes të cilët kanë kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë që prokuroria e Lezhës të riniste hetimet për këtë çështje në vitin 2013-të.

Share This Article
1 Comment
  • “i cili akuzohet për vrasjen nga pakujdesia15-vjeçari”dhe “Armando Skandaj u ekzektua”,nuk shkojnë me njëra tjetrën!!
    pakujdesi dhe egzekutim janë komplet të kundërta!!
    jeni të paaftë për të qënë gazetarë!!
    mësoni të shkruani me llogjikë dhe jo o burra të rreshtojmë fjalë,që në fund nuk kanë lidhje ose kundërshtojnë njëra tjetrën!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *