Itali, plaçkiten lojtarët e Catanias

Dita

Pas ndeshjes kundër skuadrës së Reggiana, futbollistët e Catania kanë gjetur një surprizë të hidhur.

Dikush, ka hyrë në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Granillo”, duke i vjedhur të gjitha gjërat me vlerë si celularët, portofolët, orat, etj, të cilat ata i kishin lënë atje, përpara se të fillonte ndeshja e vlefshme për Lega Pro, kategoria e tretë në Itali, raporton Telesport.

Sipas asaj që bën të ditur shtypi vendas, keqbërësit kanë hyrë nga një dritare e vogël dhe kanë marrë gjithçka që ishte e vlefshme në dhomën ku ishte ndërruar futbollistët sicilianë. Futbollistët kanë bërë denoncim për ngjarjen në Policinë e qytetit të Reggio Calabria, në Kalabri, teksa mes atyre që ishin “goditur” më shumë nga një vlefshme ishte kapiteni Marco Biagianti, që mbante me vete një orë flori dhe unazën e dasmës, krahas 3300 eurove.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *