“ESPNFC”: Hysaj, mbrojtës modern dhe perfekt

redaktor

 

Elseid Hysaj mes 32 futbollistëve për t’u vëzhguar në këtë sezon të Champions League.

Rrjeti sportiv ESPNfc, në një analizë në startin e fazës së grupeve të këtij kompeticioni, ka përzgjedhur një lojtar për çdo skuadër, duke u bazuar në vlerat dhe pritshmëritë për përformancën e tyre. Në radhët e Napolit, ku luajnë emra të rëndësishëm, spikat mbrojtësi 22-vjecar shqiptar titullar i padiskutueshëm në formacionin e Sarrit.

Hysaj luan prej dy sezonesh në Serinë A, një me Empolin dhe të fundit me Napolin, ndërsa ishte protagonist me Shqipërinë edhe në kampionatin e fundit europian të zhvilluar në Francë. Madje edhe në këtë turne është rreshtuar mes talenteve që duheshin vëzhguar.

Në paragrafin e shkurtër dedikuar Hysajt, shkruhej se në Francë 2016 ishte një nga mbrojtësit më të mirë të krahut, por jashtë Italisë mbetet një futbollist i nënvlerësuar. Një vlerësim i merituar për mbrojtësin kuqezi, që ka një raport të veëantë me trajnerin Sarri.

Për Hysajn shkruhet gjihashtu se është shumë i disiplinuar në fazën mbrojtëse si dhe mbështetja e tij ndihet në cdo moment kur skuara është në sulm. Hysaj është thjesht mbrojtësi modern perfekt. Një etiketim i goditur për mbrojtësin shqiptar, i cili po bën hapa galopantë në karrierë.

Një investim i jashtëzakonshëm i presidencës napolitanë që e bleu për vetëm 5 milionë Euro por që cmimi kartonit të Hysajt është shumëfishuar duke i kaluar 20 milionë Euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *