Gjiknuri: Me rezultatin në Dibër, PD vulosi humbjen në 2017

Elton Tafaruci

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, deklaroi të enjten në Kuvend se Partia Socialiste u shpall fituese në Dibër, pasi ajo gjeti njeriun dhe kandidatin e duhur për këto zgjedhje.

Në cilësinë e koordinatorit të PS-së për qarkun e Dibrës, Gjiknuri analizoi procesin zgjedhor të 11 shtatorit, duke theksuar se maxhoranca hyri në fushatë e bashkuar dhe gjeti njeriun dhe qytetarin e duhur,
ndërsa ju (opozita) sollët Sherefedinin, pasi kishit sherre në parti.

“Ju nuk kishit kandidatë, por gjithashtu vota e dibranëve ishte një reagim dhe ndaj politikës që PD ka ndjekur ndaj Dibrës. Ata (dibranët) votuan djalin e tyre, të bindur se po bënin zgjedhjen e duhur. Justifikimet tuaja janë të pavlera”, iu drejtua Gjiknuri deputetëve të PD-së në sallën e Kuvendit. Me rezultatin në këto zgjedhje ju vulosët humbjen në zgjedhjet e 2017-s, shtoi ai.

Sipas Gjiknurit, fushatën në Dibër PD e kishte lexuar si “një ekskursion elektoral” dhe kishte përgatitur edhe spaletat për fitoren që e priste, por shtoi ai, doktorin (kandidati socialist), dibranet e njihnin shumë mire, pasi i kishte shërbyer per rreth 20 vjet banoreve te asaj zone.

Share This Article
1 Comment
  • Ore Gjiknur, mos u mburr shume, se, me kete gjendje qe eshte katandisur PD, dhe une po te beja propogande per PS ne Diber, ajo do te fitonte! Dibranet, nuk eshte se votuan se ishit ju atje, por bene llogarine e vet, dhe mendoj se e bene mire! Pallavrat e tua, nuk bindin njeri! Shiko punen te Ministria qe drejton, pasi keni me dhjetra difekte qe nuk po ndreqen! Kam idene, se nuk jeni me i mire se vulehumburi Haxhinasto, qe la nam me paaftesine e tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *