Ish-menaxheri i Babastars zbulon lidhjen e Elvana Gjatës me Getoar Selimin

Ornela

Ish-menaxheri i grupit Babastars, Drin Zatriqi reagoi pas sherrit mes Noizyt dhe Cozman, duke publikuar detaje të konflikteve të vazhdueshme mes dy grupeve, Babastars dhe OTR.

Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Drin Zatriqi shkruan se Noizy e ka nisur sherrin me Babastars, kur nuk e njihte askush, me qëllim që të bëhej i famshëm.

Sipas Zatriqit, Noizy i ka dalë në pritë Getoar Selamit dhe Agonit, me 20 persona në Shqipëri, dhe ja kanë bërë makinën copa copa.

Por, në detajet që jep Zatriqi, zbulohet se fakti që Noizy ka përmendur Elvana Gjatën në tekstet e këngëve të tij, është se në atë kohë Elvana ka qenë “femra e Getit”.

Elvana Gjata dhe Getoar Selimi i kanë mohuar gjithmonë zërat për një marrëdhënie intime mes tyre, duke thënë se janë vetëm bashkëpunëtorë të mirë.

Reagimi i Drin Zatriqit vjen pas përleshjes në Prishtinë, ku mbeti i plagosur Noizy dhe u arrestua reperi Cozman.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *