Roxhensa Luarasi
Zhurma karakteristike e çekiçit që godet mbi kudhër është kolona zanore që e shoqëron që prej fëmijërisë. Ndërsa vareja, masha e detaleve dhe bulina që shënon vrimat e sqeparit janë disa nga veglat që alternon polifoninë e tingujve gjatë gjithë kohës. Një polifoni, që përveç atij, mbase për të gjithë të tjerët është bezdisëse. Pëllumbi dhe paraardhësit e tij janë identifikuar aq shumë me zanatin e kovaçit, sa e kanë vendosur atë si mbiemër të tyre.
Në një hapësirë prej 36 metrash katrorë, në radhën e dyqaneve që ndodhen në Pazarin e Vjetër të Korçës, Pëllumbi 63-vjeçar pret e përcjell klientët e tij, që sa vjen dhe po rrallohen. “Ka raste që nuk vjen asnjeri gjatë gjithë ditës”, thotë me keqardhje Pëllumbi. Por pavarësisht kësaj, 63-vjeçari nuk e lë rutinën e nisur që në moshën 14-vjeçare. Çdo ditë në orën shtatë qepenat e dyqanit të tij janë të ngritura. “E mbyll dyqanin vetëm kur nuk e përballoj dot punën e rëndë të dorës”, rrëfen ai.
Ndonëse mosha i ka tradhtuar fuqitë e tij, pasioni është po i njëjti me atë të shumë viteve më parë. “E kisha qejf që kur isha i vogël edhe duke ardhur duke u përsosur, se është zanat shumë i vështirë”, tregon ai, duke shtuar se edhe djemtë e tij e kanë pasur me qejf punën në kovaçhanë. Por kur ata mbushën 14 vjeç, moshë që Pëllumbi kishte filluar zanatin, zgjodhën diçka tjetër. Fitonin më shumë në tregun e fruta-perimeve. “Nga i gjithë fisi unë kam mbetur trashëgimtari i fundit”, thotë Kovaçi.
Nëse dikur kovaçhana ka qenë baza e veglave bujqësore, sot shërben vetëm për të riparuar disa prej tyre, siç janë sëpata, sqepari dhe drapri. “Një nga veglat që nuk riparohet më janë plugjet për parmenda. Nuk përdoren më, se tani ka traktorë që punojnë tokën”, tregon Pëllumbi. Ndërsa për materialet që prodhojnë fabrikat, ai tregon: “Më kanë sjellë shumë herë të riparoj sqeparë prej gize, që nuk është material i përshtatshëm për sqeparin, po ashtu stampohen. Fabrika hesapi”. Prodhimi dhe shitja e veglave në kovaçhanë ka shumë vite që është ndërprerë, zanatin tani e mbajnë
gjallë vetëm riparimet e vogla.
Janë kryesisht banorët e fshatrave rreth Korçës ata që pyesin nëpër pazar se ku e ka dyqanin Kovaçi. E me ta gjetur, më parë e pyesin sa kushton riparimi, se sa i tregojnë çfarë kanë për të riparuar. “Bëjnë pazar edhe je i detyruar t’iu marrësh sa më pak, që edhe unë të merrem me punë edhe ata të mos e kenë të vështirë për ta riparuar”, thotë Kovaçi dhe njëkohësisht rikujton kohët kur rruga e Pazarit kishte më shumë se dhjetë kovaçhana dhe fluksi i klientëve ishte i madh. Sot, të shumta janë rastet që asnjeri nuk shkon në dyqanin e tij. Por edhe në ato raste ai nuk largohet nga kovaçhana. “Rri këtu, merrem me ndonjë gjë, vjen ndonjë shok bëjmë ndonjë bisedë”, thotë ai duke ia hedhur sytë ambientit përreth.
Mjedisi ku ai ka kaluar pothuajse të gjithë jetën, është i mbushur kryesisht me vegla dhe kujtime. Paraardhësit e tij, përveç zanatit kanë lënë pas tyre edhe shumë histori, të cilat tani Pëllumbi ia tregon nipit 6-vjeçar, që e viziton herë pas here për t’i bërë shoqëri e për t’i kërkuar gjyshit të ndajë me të fitimet e pakta. Shifra që përmend Pëllumbi kur vjen fjala tek fitimet, është pothuajse tallëse. “Dy mijë, tre mijë lekë mund të fitoj në ditë”, thotë ai, që tashmë e mban kovaçhanën më shumë për të mos shuar zanatin dhe për të vazhduar pasionin e tij.
Pëllumbi ka ndërmend ta mbajë hapur kovaçhanën deri sa të ketë mundësi, edhe pse shenjat e lodhjes fizike kanë vite që janë shfaqur tek ai. “Më pengon shumë hernia diskale dhe detyrimisht iu shmangem peshave”, tregon ai duke shtuar: “Edhe djegie kam pasur gjatë punës, dëmtime në sy nga guri smeril, po kanë qenë kalimtare, vetëm dëgjimi më mundon”. Koha ndryshon fytyrën por jo shpirtin, thotë një proverb, e mesa duket Pëllumbit i përshtatet shumë. “Përkushtimi dhe vëmendja më kanë bërë të mësoj zanatin, e kisha me pasion”, rrëfen ai. Edhe pse tani nuk hyn në dyqan
me të njëjtën fuqi që hynte kur ishte 20 vjeç, pasionin e ka ende të zjarrtë. Aq më tepër kur është i vetëdijshëm që zanati me të cilin lidhi jetën po ecën drejt harresës.
Pazari i Korçës
Rigjallërimi i Pazarit të Vjetër të Korçës është një nga prioritetet kryesore edhe të institucioneve të qytetit. “Pasi ka përfunduar restaurimi po vazhdohet me fazën e rivitalizimit, në të cilën përfshihet edhe nxitja apo fillimi i disa bizneseve të reja, ku përfshihen edhe hekurpunuesit, kovaçët, kallajxhinjtë etj, që janë zanate në zhdukje për shkak të kërkesës së ulët”, thotë Gjergji Koki, drejtor pranë Drejtorisë së Monumenteve. Ideja e projektit, ende në fazat e para të zbatimit është që të gjithë zanatçinjtë e zanateve të vjetra të mblidhen dhe të ushtrojnë punën e tyre në Pazarin e Vjetër të Korçës. “Ne jemi duke i kërkuar këta zanatçinj për t’i zhvendosur në një rrugë në Pazar, duke iu ofruar edhe lehtësira fiskale, si taksa zero, pasi nuk parashikohet pajisja me liçensim. Jemi duke u konsultuar me nevojat e tyre dhe duke punuar për kushtet e duhura”, shprehet Megi Koleci pranë Drejtorisë së Implementimit dhe Rizbatimit të Projekteve. Ndërsa projekti qëndron në pritje të financimeve, tre janë qëllimet kryesore të tij: Pazari të marrë sërish jetë, zanatet e vjetra të kenë jetëgjatësi dhe të rinjtë t’iu kushtojnë vëmendjen e duhur.

Ah ! “Kovacet dhe KOVACANAT ! c’nuk na kujton?!
(Kush do vere doren ne zemer…
per”MUZETE KOVACANA”
Me emocionove;permend Kavacet e KOVACANEN ,mua gjyshin 80 vjecar,sa ke shkruajtur moj bije a nuse e mire Luarasi,,mbiemer qe me shpie sa ne Luarasin e Kolonjen,,sa familia me ate mbiemer dhe;sa shoke e miq njohur nje jete ne Tirane. (Deri ne malesine e Tiranes(Shen-meri,Shupal-Koder, Zall-mner, Zall-Bastar ,lene gjurme nje kuader nga Ju…Le me, ne ate Korcen qe me pushon zemra sa e permen, Nje fis i tere ne Minieren e Qymyrgurit ne Drenove sa nisur ajo,me moter ne Krce shkuar nuse,qe ne 1953, bere nje nga mjeshteret e punimit qelqit-njesh me KOVACET mos me teper. Frasina qe sot 83 vjecare,jeton e vetme,lene bashkeshorti,”hero” njesh me te ne profesion, atje ne Fabriken e qelqit” nje jete, sa dale ne pension te dy, qe Frosua, me shume qan ate fabrike shkaterruar, se humbien e bashkeshortit nje jete me ate kallepin e qelqte te zjarte ne dore;frymedhene(FORMETARE) .,sa femijet marre emigracioni..
Aty, deri ne vendlindien time Zavalan te Dangellise, me Kovacet, si profesion i hershem, jam njohur ne femijni,qe para luftes fundit,(e fundit qofte..), atje ne vendlindien time Zavalanin e Dangellise.Atje, plot 5 familie( nje fis)Tahiri mbiemrin, me te paharruaren teta NEKON, qe ishte MAMIA e fshatit, ato kohe,praktike jete. Sa mbajme mend teta Nekon dhe Xha Danen, qe kalit’te shata e sqepare,sa bente dhe nonje kallaisie. .Nga ata ishte dhe djali Rushan i Teta Nekos e Tahirit, dale Partizan me 6 shoke:Stavrin e Xhoxhi Xhoga,Llazi Kote;Hamitin e Mestani Sulove,sa Toli Pupes Xhogallareve.
Mbas lufte u shperndame te gjithe, ata kryesisht ne Koce e Permet a Leskovik, ne shumica e Tirane.Po ato kujtime i mbajme,sidomos,kur erdhem ne Tirane, pas 1948-tes, syte mua femije,me mbetnin tek Kovacet ne Pazarin e vjeter mes Tiranes,sa kallajxhinj e samarpunuesit me kepucaret.
Kur e kujtoj, 80 vite kaluar,sidoms kur kaloj tek “monumenti Partizani,perftyroj ish “Pazarin e Vjeter me te tera, sa s’kane lene pa demtuar, asnje banje sa WC “moderne”ne qender te rugeve te Tiranes sa i prishen sa te mes “Parkut Rinia” qe ishte vertet park; ndertuar qe ne ditet e para te clirimit.( tupi madh shurrojne pleqte rreze pemeve sa grate me uturak me vete…Te”vjetra kane qene ato,po kryevepra jetesore..
Po te ndalemi te Kovacet dhe KOVACHANAT.Nje nga me te mirat ne ndermriet e asaj Kohe(50-60)ishte ajo e N.Ruga Ura,me mjeshter te veretete hekurpunues..
Keq me ven qe mbaj pake mend emra pa harruar: Xha Metin,xha Ademin apo Xiken, si i thoshin me te riu.. Po te tille kishte Uzina “ENVER”,e reja “PARTIZANI”e thuajse,cdo ndermarie e Tiranes, me kreun e tyre UZINEN e Traktoreve”,apo dhe ate te “Altilerise”.
Ai zanat ka qene vertet i preferuar i atyre viteve. Ndjese paste ajo kohe…vertet artizanat, po zanat me buke..
Ne fshatrat e Tiranes, njiheshin me gisht: Ne Shemmmeri e Shegjergj; LUGET,deri me Shupal,Soi i tyre,mjeshter te punimit metaleve,sa dhe mjeshter artiste,me loder e cigone,te paret ne cdo dasem sa ne aktivitete kulturore. Xha Tahiri me Met Lugen ne Shpal- Koder,kane qene me nam,sa si mjeshte metalpunues dhe si ARTISTE.
Ne Gjirokaste apo ne Lezhe'”s’kemi me mjeshtera te tille,qe te dergojme…!
Pershendetie te gjitheve me dhimbie,.si mijera km larg atdheun (c’te ben femia s’ta ben perendia),
***
Faleminderi e nderuara Rexhina Luarasi, me kete shkrim te shkelqyer, me ate Pellumbin “Kovacin” e Korces, qe u befte Pellumb e na sjellte e ruajte, ate profesion nga me te vjetrin tek ne, qender e mineraleve me vlere nga Bakri, Kromi,Hekur Nikeli e deri Nafte e Ziftin me c’nuk ka nentoka jone dhe nje populli vogel si ne VUAN dhe per copen e bukes.Fatkeqesi te jete shtepia pa Amvise(Qeveri dhe QEVERISIE.(Se kam fjalen (vec) per sot..)
**
.Korca po e rinderton ate pazarin e Vjeter dhe i lumte.. po c’ti bejme atij te Tirnes… “mbetur si,,,zo,,nja pa breke”.si kunj. Pallatit te madh te kultures”,sot s’dihet ceshte.. Mire,qe thuhet,do rikostruktohet Teatri Operas dhe baletit” U befte e mira..
Mos na e lini si VArr te Hapur, ate teritorin e”ish Pazarit te vjeter”..Nje KOVACANE si MUZE do ishte kryeveper…e sa keqes.
Me dhimbie
Toronto 16-09-2016 Dhimbie e madhe D.
Ma gjeni ju lutem dhe shkimin per “Pellumbi i fundit i kovaceve ne korce” kam alergji per Ta
Gjthnje me falni Guri NaimiT D.
Kliko ne kete link dhe e ke artikullin per Pellumbin:
http://www.gazetadita.al/pellumbi-i-fundit-i-kovaceve-ne-korce/