Gazetari Hoxha në prokurori për 3 orë: Më sekuestruan telefonat

Elton Tafaruci

Pas më shumë se tre orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, gazetari Artan Hoxha është lënë i lirë. Sapo mbaroi emisioni “Opinion” në Televizionin Klan prokurorët e prisnin poshtë, ndërsa e shoqëruar për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në fillim të emisionit ai deklaroi se “piloti italian kishte thënë para prokurorëve se kishte provuar pistën, për tu rikthyer më pas me qëllim marrjen e një ngarkese prej 200 kg me drogë”.

Pas daljes nga prokuroria Hoxha deklaroi se informacioni që kishte dhënë ishte i vërtetë. Gazetari deklaroi se prokuroria i kishte konfiskuar telefonat.

14383438_1186655968022018_1780275167_n

“Më kanë sekuestruar telefonat. E mirëkuptoj hetimin, bënë detyrën e tyre. Isha në prokurori se mbrojta burimet e mija. Kam dhënë një informacion të vërtetë“, deklaroi gazetari Artan Hoxha.

bbcae7b1-f53e-4c4c-bc1e-7dc061c15d08

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *