Hapet hetimi paraprak për tregun e sigurimeve

Elton Tafaruci

Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme).

Eksperte te ketij institucioni shprehen se, hetimi do te fokusohet tek të gjitha kompanitë e sigurimeve që kanë rritur çmimet e sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta (MTPL) me rreth 25%, qe prej datës 24.08.2016,

Nga monitorimi i realizuar se fundi pranë agjentëve të shitjes së policave të sigurimit, konstatohet se është realizuar rritja e çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta (MTPL) për të gjitha kategoritë dhe nga të gjitha kompanitë e sigurimit në masën prej 20%.

Sjellje kjo e cila mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar sipas përcaktimeve të nenit 4 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, (i ndryshuar).

Për këto arsyet, Autoriteti ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *