Një aksident pa pasojë në njerëz ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.
Një automjet tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës. Fatmirësisht si pasojë e këtij aksidenti nuk ka pasur persona të plagosur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
