Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, e cila njihet si zë kritik ndaj Bashës, ka vijuar edhe sot t’i bëjë publike problemet brenda partisë.
Ajo ka publikuar mesazhin e një demokrati nga Kurbini, i cili thotë se dega e PD-së atje nuk ka ende kryetar dhe se zgjedhjet po zvarriten.
Statusi i Bregut
Kam lexuar mbreme me kujdes te gjitha mesazhet e komentet ne wall apo inbox timin. Nga Tirana, Durres,Dibër, Yzberisht, Lezhë, Kurbin,Sarandë, Fier. Mos qofsha gabuar por besoj se nje komunikim i hapur brenda partise, brenda nesh, eshte nje menyre jo vetem per te bashkebiseduar per problemet e ngjashme e të ndryshme, por edhe nje detyrim per ata qe na votojne sot dhe ata qe ende nuk jane te bindur se duhet te votojne Partine Demokratike. Opozita e sotme eshte qeveria e neserme. Thene ndryshe ka nje menyre per te ditur se si do te qeveriset neser vendi, duke qene ta hapur me debatet qe konsumojme se brendshmi. Me lejen e atyre qe me kane shkruar po ju percjell nje prej tyre:
“Mirmbrema Zonja Bregu donja te ndanja me Juve shqetesimin e situates jo te mir ne degen tone ne Kurbin. Qfar po ndodh me PD dhe lidershipin e saj a esht kjo PD qe ne kishim dhe duam perse nuk behet nje analiz e thell ne kryesin e PD.a na ndihmon kjo situat per zgjedhjet e 2017, perse nuk perfundojn zgjedhjet per kryetaret e degeve ne disa rrethe, kurbini siq e Dini ngeli pa kryetar bashkie dhe aktualisht dhe pa Kryetar Partie pra po flasim per bastjonin e PD ne Kurbin…

Majlinda reagon sikur t’i kishte hyre politikes sefte. Sa shpejt harroi Majlinda se kur ishte ne pushtet, PD-ja ishte hermetike ndaj cdo kritike dhe zgjedhjet e brendshme u shtyne pa afat derisa humben pushtetin. Kjo eshte e fundit qe duhet te beje moral e te jape keshilla sepse sa ishte ne pushtet u soll si lubi me koleget e jo me me votuesit e qytetaret e thjeshte. Ndoshta ngaqe kishte pune per te bere me Prudentinon. Politika nuk behet vetem me kritika sa per sy e faqe por me shume pune. Eshte evidente se Majlindes nuk i digjet xhani as per PD-ne e as per njerezit, por ka hallin se zgjedhjet po afrohen e kjo rrezikon te mbetet pa asnje kolltuk.