Flamurtari luan nesër në Shkodër me Vllazninë, ndeshje në të cilën vlonjatët do kërkojnë të fitojnë.
Sigurisht kjo nuk do të jetë e lehtë, kur dihet se Vllaznia është ndryshe nga ajo e sezonit të shkuar, dhe në dy ndeshjet e para ka barazuar me skuadra si Kukësi dhe Partizani.
Ndërkohë, administratori Idrizi ka garantuar përmes “Panorama Sport” se sulmuesi brazilian Zhardel Kapistrano pritet të vijë në Vlorë, duke shuar dyshimet, pasi gjatë këtyre ditëve ishte përfolur se lojtari nuk do të vijë.
Gjithashtu, te Flamurtari presin edhe Danilo Alvesh e Lukas Kanixha, të cilët prej disa kohësh janë larguar dhe gjasat duket se gjithçka do të zgjidhet përmes gjyqit.
