Gjatë orëve të mbrëmjes është thyer brava e derës kryesore të Universitetit të Arteve.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda universitetit pasi kanë thyer bravën e derës kryesore. Thyerja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga zv. rektori, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.
Oficerët e komisariatit nr. 2 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po verifikojnë nëse është kryer apo jo vjedhje në Universitet.
