-Një ese e shkurtuar-
Kohët e fundit po shpeshtohen thirrjet emergjente që i drejtohen popullit për… “përmbysje”… me synim “mbrojtjen” e lirisë, dinjitetit, atdheut e tërci-vërci. Një refren hipokrit, cinik e i pështirë, i përsëritur me dhjetra herë nga politikanët tanë këto 25 vite të “demokracisë” sonë rrumpallë. Këto thirrje-çirrje vijnë “natyrshëm”, nga ca liderë, të cilët, kuptohet që duan të mbrojnë interesat e tyre, nën petkun e një “ideali” të madh…
Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, kjo lloj thirrje shprehet me një fjalë sa të lashtë e të bukur, aq edhe të çuditshme: KUSHTRIM…
Vërtetë një fjalë e lashtë sa vet populli ynë dhe trojet tona… Ajo ka qenë thirrja, komunikimi i shqiptarit me shqiptarin nga një majë mali tek tjetra, kur vinte re armikun dhe thërriste:
-Armiku… ohehej… KUSH eshte TRIM… të dali…ohehej…
E përsëritur aq shumë ndër shekuj, kjo thirrje u shkurtua në një fjalë të vetme, “rrumbullak pa qoshe aspak”, ku përmbidhet ideali i pastër patriotik i popullit tonë….
Por që atëherë shumë ujë ka rrjedhur…Kjo fjalë nuk përdoret më nga ata shqiptarë trima me takije apo qeleshe në kokë…Ca “shqiptarë” të tjerë po e përdorin atë…Ca “shqiptarë” të kollarisur që e quajnë veten politikanë e baballarë të kombit. Veçse…kjo fjalë e bukur dhe e çuditshme në ndërtim, e artikuluar nga goja e tyre më duket si e shqyer, e përdhosur… Më duket e tillë sepse:
-Po t’i heqësh gërmën e parë, mbetet “Ushtrim”, që do të thotë të ushtrohesh për luftën time.
-Po t’i heqësh gërmën tjetër, mbetet “Shtrim”, që do të thotë të më bindesh mua, të më nënshtrohesh mua.
-Po t’i heqësh edhe një gërmë, mbetet “Trim”, që do të thotë të jesh trim në luftën time, pavarësisht se mund të hash një plumb dhe të vesh në hale të gomares.
-Po të heqësh gërmën “t”, mbetet “Rim(ë)”, që do të thotë të mos e harrosh rimën e këngës hymn patriotike, “Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë…”.
Dhe së fundi… po t’i heqësh gërmën “r” mbetet fjala “Im”, që do të thotë se ju budallenj do të luftoni, do të vriteni, për hallin tim, për pasurinë time, për qejfin tim…

Po te shikosh me vemendje foton kupton se ky paska rrjedhur ,
Kushtrimin e jepte ai qe ishte trim.Ai qe populli vet e kish zgjedhur te pare e ishte sprovuar ne beteja. E jepta ai qe fjala i peshonte rende e I zinte vend……. Po sot cili bertet per kushrtim ? Sali Berisha? Perse e jep kushtrimin Saliu ? Per popullin ? JO. E provuam kete 24 vjet. Perse shquhet Saliu ? Per trimeri ? As qe imagjenohet. Per besnikeri ? Eshte turp i turpit ta zesh me goje. Po, shquhet per gojeshthurur rrugacrie. Per kriminel qe hodhi poplin ne vllavrasje me 1997 , vrau popullin per teres te djalit,vrau 4 qyteter per interes te pushtetit te tij. Shquhet per mosburreri ne ngrenie bese shoket e tij………….. PO Luli qe shqyen gojen per kushtrim? Ha….ha…ha…. ky te ben te qeshesh …Ben thirrje per kushtrim hajduti i 230 milion eurove , ben thirrje per drejtesi ai qe nuk la raporte e mashtrime per te mos u paraqirur para drejtesise ,Ketu do themi edhe per prokuror te qelbur qe gjoja e therrisnin. Te bej kushtrim Lul i 4 te vrareve me 21 janar,? Te veje thirrje per kushtrim per mbrojtje lirie e atdheu ,ky qe shiti detin greqise? Ky ben kushtrim ? Eshte marrezi ta degjosh e jo t’i shkosh nga mbrapa qe eshte tradheti kombetare t;a shoqerosh kete person…..Po cili ka te drejte te beje thirrje per kushtrim ? Te shohim ende s’ka dal njeri qe te besohet……….Vetem po te ngrihet Enveri nga varri e perseri do jemi te lekundur ,pasi nga qulli po i fryjme dhe kosit…..Kushtrimin e jepnin BURRAT…e jo pianecet ,e rrugacet qe fatkeqesishte dolen ne krye te popullit…dolen vet e jo se I zgjodhi populli. Ka nje kushtrim. Ky eshte zeri I SHBA dhe Europes ,duke filluar me DREJTESINE. Te shohim pasi edhe Ketu besimi nuk eshte i plote…….
Me pelqeu komenti i “Tiranes” .