Me AK më ka lidhur ideali kombëtar dhe jo ndonjë premisë tjetër individuale. Kam ardhur në AK natyrshëm si një prurje vetiake e shëmbëllimit tim më të qënësishëm, i përbashkuar që në fillesat e Lëvizjes së parë jopolitike. Jam gjithashtu edhe firmëtar i krijimit të parë të Partisë në dokumentin themelues.
Ndjehem i lidhur me thelbin dhe rrënjën kombëtariste. Në udhë e sipër, ndër ngjarje, rrjedhë takimesh e themelimesh, përhapjesh, dhe mbjelljesh aq të shumta nëpër Shqipëri dhe jashta saj, kam takuar aq shumë njerëz dhe kam bërë aq shumë miq sa nuk i kam pasur më pare, duke më dhënë një pasuri të madhe, të jashtëzakonëshme.
E kam detyruar veten të besoj…se vepra që po krijonim ishte një ndër arritjet më të mëdha në kreun e shekullit të ri. Ndërkaq realiteti është tjetësoj.
Nuk kam kandiduar për Deputet. Ju e dini tashmë. Asnjë lloj trysnije apo hamendësimi tjetër, nuk ka pasur veçse një tërheqje e natyrshme dhe e vetëdijëshme si pjesë e papajtueshmerise dhe e kundërshtisë sime idealiste ndaj kënetës dhe ligatinës politike shqiptare e cila e shpërfaqi vetveten tragjikomike me parlamentarët e ardhshëm të cilët qysh dje, notojnë dhe do të notojnë në këtë kënetë mbytëse. Mos më konsideroni humbës apo betejëprerë.
Miku juaj: Kolonel Pasha

KRESHINIK SPAHIUN HOQI MASKEN DHE ZBULOI PROJEKTIN E TIN PERSONAL PER TE QENE ALEATI I FSHEHUR I BERISHES. Tani e demaskoi dhe atdhetari Pashaj projektin e Spahi-saliut
Une te konsideroj HUMBES ne investimin tend dyvjecar tek AK,sepse e le veten te perdoreshe nga nje tarallak si nik-xheli.Lidhja e jote me rrenjen kombetariste eshte e shkrojtur prej teje ne kontributin qe dhe per shpetimin e integritetit territorial te Shqiperise.Atashimi i yt prane nik-xhelit filloi te me vinte ne dyshime per figuren tuaj.
Vete do te na e vertetosh,ne ditet qe do te shkojne,nese jeapo jo betejeprere.TUNG.
Z. Myslym,
Eshte per te ardhur keq per kombin shqiptar , qe dhe njerez qe shpresonim te ishin me integritet si puna juaj, papritur e treguan veten ne momentet me decizive. Ne nje kohe qe Aleanca kuqezi nuk beri asnje kompromis per hir te idealeve per te cilat ju thoni se luftoni, dhe qe ne , populli i thjeshte ju besuam dhe ju ngritem ne rangun e heroit, historia fatkeqesisht u perserit. Per nje karrige deputeti qe ju mendonit se nuk mund ta fitonit pa nje aleance me PS ju braktiset ceshtjen kombetare.
Turp t’ju vije Z. Myslym, ju jeni ne nje moshe qe nuk do te keni kohe t’a lani dhe pastroni fytyren tuaj.
Aleanca kuq e zi eshte krijuar nga idealizmi i shqiptarve te rinj ( te rinj ne moshe dhe ne shpirt), dhe reflekton aspiraten e te gjithe Shqiptareve kudo ne bote. Kjo kauz madhore eshte e pandalshme tashme. Ju Kolonel Pasha nuk duhet te terhiqeni perpara kesaj beteje te madhe. Tradhetaret dhe patriotet ndahen nga nje fije e holle.
Z.Pasha e ka treguar me vepra qe eshte patriot. Dhe sot ju te A.Ku…s po e anatemoni si tradhetar po Niku ç’fare vepre patriotike ka ber veç shkaterimit dhe korupsionit ne gjyqesor. Ju duhet te ishit te paret qe te vleresonit per krontibutin qe ka dhen Z.Pasha panvarsisht se ruget ndahen. Dhe sa per turp tju vij juve qe anatemoni nje figur si ai.
Aleanca Kuq e Zi u krijua me urdherin e regjizures serbe nepermjet Sali Berishes,qe te terhiqte vemendjen nga KRIMET PA FUND te Sali Berishes dhe te HIQEJ si POL i TRETE,,prandaj nxorri parullen e pare mashtruese :”AS ME PD-ne e as me PS-ne”,por kunder Berishes!!!
Qe ketu,njerezit,e mencur idealiste,qe u atashuan prane kesaj BANDE BERISHIANE,duhej te distancoheshin prej tij dhe ta vinin K.Spahiun m,e SHPATULLA PER MURI!!!
Shpenzimet kolosale qe bente ky sarahosh nuk u bene asnjehere transparente!!!
Parulla e tij e dyte :DO BASHKOJME 10 MILION SHQIPTARE”,ishte sa POPULISTE AQ DHE ANTI SHQIPTARE!!!
Ne kete loje armiqesore u fut edhe babai i tyre shpirteror, Berisha,kur i hodhi benzine zjarrit se “DO T’U JAPIM SHTETESINE SHQIPTARE TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO KU JANE”!!!
NACIONALIZMI alla HITLERIAN i mashtroi shume njerez,sidomos te rinj,sic bene me Berishen ne fillim( ka budallenj edhe tani),duke kujtuar se keta jane HERONJTE E SOTEM,qe do te na cojme ne PARAJSE!!!
POR GOMARI VETEM KUR U ZGJUA E PA SE PO E SHQYENIN UJQIT E JO SE ISHTE NE ENDERR!!!
Keshtu edhe me keta KUQEZINJTE,QE U BENE JENICERET E FASHISTIT TE MASKUAR SPAHIU!!!
Si eshte e mundur qe dhe njerez me haber apo intelektuale-ndonese kjo fjale e rendomte s’ka ate kuptim qe duhet te kishte tek ne, si dhe Prof. Pashaj i Mallakastres “shkuan pas berihait” Kreshnikut qe i ka basetat deri ne mjeker nje njeri qe duket nga pamja se c’pehlivan i paprime eshte. Une si bashkepatriot do ti thosha “shih punet e tua prof. Pashaj se s’behet stani me lepuj si Kreshniku e shume te tjere.
Z. Pasha, respektet me te medha per ju ! I vetem i bête balle presionit per ceshtjen e kufijve. Jeni i vetmi qe po silleni si qytetar ne kete cmendine kandidaturash te leshit dhe te veshit.
I nderuar zoti Myslym Pasha! Te drejtohem keshtu se si pakkush nder intelektualet e sotem shqiptar, ke treguar cilesi dhe virtyte te rralla, ne nje kohe kur veset, mediokriteti, klientelizmi, amoraliteti, dredhite dhe pabesite, servilizmi dhe qenlleku, po na prezantohen sot nga segmente te orientuara dhe te paguara me taksat e paguesve shqiptar nga pushtetmbajtesit, si vlera dhe cilesi te intelektualuceve te sotem. Ju dhe vetemm ju jeni autori i nje vepre madhore qe do te kujtohet sa te kete Shqiperi dhe shqiptare, ate qe u bete barrikade e pakaperxyeshme e nje tradhetie te hapur kombetare, qe u bete pengese ndaj dhurimit apo shitjes se nje pasurie kombetare shqiptare, i 354 km2 det. Kjo eshte shume. Dhe pse? Se sikur intelektualet shqiptar, qe per nga titujt dhe gradat jane nje armate e konsiderueshme dhe po t’i shtosh kesaj dhe njerzit e letrave, ndonjeri prej te cileve per interesat e tij nuk resht luften e tij gati çdo vit per te fituar çmimin Nobel, pra sikur kjo armate te bente te pakten nje te mijten e asaj qe ke bere ti, nuk do te mundete te bente hije mbi truallin shqiptar, jo per 23 vjet por as dhe per 23 muaj ky diktator komunisto-fashist me nje praktike te pastr bajraktareske feudale. Edhe vetem per kete çdo veprim i juaji eshte i perligjur dhe çdo gabim ne zgjedhje eshte i tejkaluar. ne kete kontekst po te them tejet miqesisht, se zgjedhja juaj per t’u rrjeshuar ne nje formacion politik tejet te dyshimte, pavarsisht nga parrullat e mbarsura me demagogji pupuliste dhe folklorizem nacionalist. E ne kete sens do te isha ne nje linje me nje mik te mesiperm se ju ne kete rast dualet i Humbur. Natyrsiht qe lufta nuk humbet me nje beteje, por ne kete beteje, ju humbet per shkak te besimit te tepruar. Sigurisht, ju e thoni dhe vete se nuk jeni betejeprere dhe une besoj se ju duhet dhe do te merrni ate qe ju takon dhe kjo jo per interesin tuaj, por per interesin e ketij vendi qe eshte ne prag te katastrofes jo vetem politike.
Te gjithe kemi mundesi per te bere dicka per kombin e per shoqerine.Te japim dicka nga vetja jone.kohen mendimet idete. pak pasuri. Njerezit duhet te ndergjegjesohen se,eshte tjeter gje te flasesh per kombin, tjeter gje te punosh dhe te realizosh aspiratat dhe idealet kombetare.
Pavaresisht vazhdimesise ose jo ne politike Profesor Myslim Pasha do te ngelet
Kaloresi Kuq e Zi i Shqiptarizmit
Nu ka fatkeqsi me te madhe per njeriun se kur beson se eshte me lart se te gjithe te tjeret.
kjo ndoll me kete kolonen ne pleqri.Ne Shkoder thone;
Tu rritet mendja
Mendja e madhe e zeza e te zot
Aleanca kuq e ziii e mbaroj deetyren qe I vuri vehtes islamiku Spahi qe ishte ne sherbim te turqve.Detyra ishte te mos lejoj rregjistrimin sipas perkatsis fetare per te lene ashtu sic e lane turqit kur iken ushtarakisht duke len nje te keqe te madhe.Me habisin K disa qe thon ishte ne sherbim te Berishes. Ky grupim mori hua nga elektroati I socialistve dhe tani po kthehen ne baze.
I dashur miku im Myslim! Une mendoj se djaloshi buje madh i KZ -se lozi shume keq ne politike. Deklaratat e tij ishin butaforike dhe shume emocionale. Tek Lisieni dhe sidomos tek Ju une shihja patriotin e guximshwm, ushtarakun dinjitoz, njeriun e ditur ne fushen e vet dhe denoncuesin e pare te tradhetise se territorit ujor shqiptar. Djaloshi juaji KZ-se duhej te bente nje aleance me koalicionin e majte pa pretendime te medha dhe pa krijuar situata te renda politike duke nxitur sherre ndershteterore me fqinjet. Jetojme ne nje kontekst tjeter historik. Nese DJALOSHI do ishte pak me i matur, jam i bindur se PS-ja do te bente çmos qw ndonje nga Ju ta fuste edhe ne listen e vet. Dhe kete Ju , miku im, e meritonit. Personalisht, unw dhe pse jam teper i majte, nga ata qw kam vite qw kam zene nje llogore dhe punoje ne favor te se majtes, pa pwrfituar asgje dhe pse jam nje intelektual me i mire se sa ata te tre qw u ulen ne prehrin e Sali Berishws, iu dua, e pelqeje guximin dhe moralin Tuaj dhe do iu ndihmoja me gjithe shpirt nese do te ishit ne krahinen time, qw e dua dhe me duan. Mos u deshperoni. Ju gezoni respektin e veçante te popullit shqiptar, por pabesia eshte aq e lashte sa dhe bibla. Per mua Ju jeni nje Aleksander Ruzhskoj, nje njeri , nje intelektual qw dashuroni vendin Tuaj. Te perqafoj
Nje patriot dhe intelektual si Ju zoti Pashaj nuk mund te jetoje ne parlamentin shqiptar.ne ate mocal te qelbur,ai s’mund te jete pjese e hipokrizise se kesaj klase politike ndaj popullit te saj.Ju kini lindur i ndershem dhe i tille do mbeteni ne mendjen e ketij populli.Paci jete te gjate!.Figura dhe sjellja juaj publike mbase do ju sherbeje brezave te ardhshem te politikes shqiptare,per te larguar nga shteti njerezit atavike te shpellave.
Nuk duhet te ligeshtohesh ,por shyqyr qe shpetove.Si hajduti ,si krimineli per tu mbrojtur perpara nxjerin njeriun e drejte,por edhe drurin per tu mbrojtur te drejte e zgjedhin. Te te shtjere ne dore njeriu i mire dhe duhet te kesh kujdes dhe jo me i ligu . kujdo do t’ja falja por jo Juve.Nuk ishe njeri dosido,nuk te mungonte pervoja apo te humbi kujtesa per z.Kreshnik .Por ky , a nuk ishte kreshniku i Saliut per kaq vjet,a nuk kishin ngrene te njejten çorbe.Tu duken rastesi te njejtat retorika ku nuk mungonte as pika, as presja.Sidoqofte o njeriu i mire.Po shyqyr qe shpetove ti,por edhe ata qe i besuan si puna jote.Uroj qe edhe te tjere t’ju bashkohen .qe te mos detyrohemi edhe ne ta hame me detyrim ate çorbe.
Po c te duheshin partite ty .Ti bere nje akt atdhetare dhe kjo te nderonte.Kur te shikonim ne reshtin e “kreshnik martinit” me vinte keq dhe midis shokeve te justifikonim…”nuk vjene nga familja e qelbur e politikaneve”….etj nejse ..me mire von se kurre.. ……
shqiptarisht te pershendes