Përmes një komunikate për shtyp, zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi njoftoi të gjithë sportdashësit shqiptarë se kanë mundësi të blejnë bileta online.
“Federata shqiptare e futbollut njofton të gjithë të interesuarit që duan të pajisen me bileta për sfidën Shqipëri-Spanjë se ka nisur shitja e bileteve online në webin zyrtar të Federatës. Në shitje janë bileta të të gjitha sektorëve, përfshirë këtu dhe tribunën Vip.” Kombëtarja kuqezi do të luajë dy ndeshje në muajin tetor për eliminatoret e botërorit Rusi 2018, ndaj Litenshtejnit dhe Spanjës.
