Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Në një postim në Facebook, Rama shkruan:
“Selim Muça e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Musliman Shqiptar, me urtësinë e kthjelltësinë e një lideri të bute por të vendosur, në mbrojtjen e esencës paqësore të porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipërinë tonë.
E paç siç e ke ëndërruar udhëtimin pas ndarjes nga kjo botë, miku im i respektuar Selim Muça.”
