Kanosi me pistoletë tre persona, arrestohet 21-vjeçari

Elton Tafaruci

Një 21 vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me armë zjarri tre persona.

“Shërbimet e policisë pas informacioneve të marra, se në rrugën “Nuçi Naçi”, rreth orës 00:30, shtetasit I. F. ,S. F. dhe E. C., janë konfliktuar dhe kanosur nga Xhoni Hitaj 21 vjeç dhe një person tjetër ku po punohet per identifikimin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kishte ndodhur konflikti.”

Policia sekuestroi armen që shtetasi i arrestuar së bashku me shtetasin tjetër që ende nuk është kapur kishin kërcënuar tre shtetasit e mësipërm gjatë konfliktit.

“Arma pistoletë e tipit “SIGSAUER P226″, 9mm dhe një krehër me 10 fishekë u  gjetën të fshehura në një pallat pranë vendit të ngjarjes, në një kuti matësi uji në katin e tretë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”

Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë , për veprat penale të “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuara  nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *