Nano: Keqardhje për sharjet ndaj socialistëve që mendojnë ndryshe nga Rama

anazapta

Ish-kryeministri Nano shpreh në Facebook keqardhjen për ato që i cilëson si kërcënime dhe presione, që u bëhen socialistëve që mendojnë ndryshe nga kryetari Edi Rama.

“Në periudhën 1991 deri në 1997, kur Partia jonë Socialiste ka qenë në shumicën dërrmuese të kohës në opozitë, ASNJE socialist, e përsëris, ASNJE, me gjithë presionin psikologjik, dhunën fizike, janë sjellë në mënyrën më të QYTETERUAR, me EUROPIANE, sesa rrugaçët sot që shajnë dhe kërcënojnë këdo që mendon ndryshe nga Rama-Kokëdhima, qoftë në Facebook, qoftë drejtpërdrejt. Është për të ardhur keq, sinqerisht !!!”, shkruan Nano.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Fatos Nano s’eshte gje tjeter, vetem nje mumje politike! Gjithmone ne kohen e zgjedhjeve vjen per te krijuar tollovi, sic po ben me Arben Malajn. Nuk e besoj se e don shume ate, por hallin e ka qe te mos fitoje Edi Rama. Me pak fjale, kerkon te behet ferre neper kembe. Medet ke kemi patur kryeminister. Ne disa drejtime, ndoshta ky eshte me negativ se Sali Berisha!

  • Sa mire qe kujtoheni te korregjoni pasaktesite tuaja Z.Nano!Per periudhen 1991-1997 PS ishte e trysnuar nga nje mal akuzash te komunizmit qe ia ngarkonin ish-komunistet e konvertuar ne demokrate, qe donin te benin shpelarjen e tyre.Berisha pozonte bustin e Marksit ne tavolinen e Pellumbit, qe i sillte te keqen Shqiperise,kur refugjatet tane kalonin neper rruget gjermane me emrin “Karl Marks” dhe vizitonin muzete e tij, te çuditur nga komunistodemokratet shqiptare Burgosja juaj ishte trazimi i dyte i PS, te cilen e administruan me sukses Pellumbi,Mejdani, Dokle, Agolli e te tjere bashkepunetore, qe arriten mitizimin tuaj dhe nderkombetarizimin e feudo-komunisto-demokratit Berisha.Trysnia e trete ishte akuza juaj, qe e quanit PS nje kenete dhe Agolli u detyrua te thoshte se po te jete keshtu, ju Z.Nano jeni bufi i kesaj kenete.Sherret ne PS jane krijuar kur drejtohej nga ju dhe nderronit pushtetin me Majkon e Meten.Z.Rama gjeti nje parti te fraksionuar ne tre ane me partine e Metes, te Koçit dhe te “institucionaliteteve” tuaja te perkoheshme te pseritura.Zor se mundet ta normalizoje Rama kete PS te çoroditur prej nje grupi pro-kunder-nanoist, por te pakten te mos sharlatanizohet duke thene me mburrje se prapa i vjen historia, siç u ndoqi juve lavdia e palavdishme e kotesise.Z.Nano sikurse disa bashkepunetore qe ju nenshtrohen ende juve, disa te tjere i nenshtrohen Rames.Nese keta i etiketoni si rrugaçet Rama-Kokedhima, dikush do te etiketoje grupin tuaj si rrugaçet Nano-Kokaina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *