Një 35 vjeçar, person me precedent penal i ka shpëtuar një atentati me eksploziv që i ishte vendosur makinës së tij, mëngjesin e 19 shtatorit në fshatin Nikël të Krujës.
Policia e Durrësit informon se personi i identifikuar eshte Gentian Bejtja, 35 vjeç banues në Larushkë, ka qenë duke ecur me makinë kur ka ndodhur shpërthimi nga i cili ka marrë dëmtime në këmbë
Ai akuzohet për vjedhjen e makinës BMW, që u përdor në atentatin ndaj Kryekomisarit Dritan Lamaj.

Gentian Bejtja
Për vjedhjen e makinës është akuzuar edhe Enver Stafuka, i cili rezulton i zhdukur prej kohësh.
Arrestimi i Bejtjas dhe Stafukës
Një ditë pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj, më 25 shkurt 2013, policia gjeti në periferi të Tiranës një automjet tip “BMW” ngjyrë gri, gjysmë të djegur.
Nga verifikimet nëpërmjet dëshmive dhe pamjeve filmike rezultoi se kjo makinë ishte vjedhur në qytetin e Durrësit më datë 23 shkurt, pra një ditë përpara vrasjes së komisarit.
Tre muaj pas vjedhjes së makinës, policia mundi të arrestojë dy të dyshuar si autorë të vjedhjes, shtetasit Enver Stafuka dhe Gentjan Bejtja, të dy banorë të Fushë-Krujës, fqinjë me njëri-tjetrin.
Në vendimin e datës 13 nëntor 2013, gjykatësja e Gjykatës së Durrësit, Anita Mici shpall të pafajshëm Enver Stafukën dhe Gentian Bejtjan, të akuzuar për vjedhjen e automjetit që u përdor për vrasjen e komisar Dritan Lamajt në Tiranë.
Që në nisje të vendimit të gjykatës, pranohet se automjeti tip “BMW” ka shërbyer në vrasjen e komisarit Lamaj.
Policia e Durrësit informon: Në pjesën e përparme të automjetit tip Touareg me targa AA 020 BH është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozive. Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje.”
Blutë saktësojnë se 35 vjeçari person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Efektivat e Policisë ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
