Mjekët gjinekologë në maternitetin “Koço Gliozheni” zhvilluan sot në 11:00 një protestë të heshtur kundër arrestimit të dy kolegëve të tyre lidhur me vdekjen në këtë maternitet të nënës sëbashku me foshnjen e saj 9 muajshe në bark.
Me 2 mjekët e arrestuar janë solidarizuar edhe materniteti “Mbreteresha Geraldinë”.
Ata e kanë cilësuar të nxituar veprimin e Prokurorisë për ndalimin e mjekëve përpara se të përfundonin hetimet. “Nuk mund të trajtohemi si kriminelë”, u shprehën ata.
“Fajtori nuk kërkohet në spital. Vuajmë nga mjaft probleme në spitale, por nuk neglizhojmë raste. Prokuroria të kërkojë pse është vonuar diagnostikimi.Ne nuk mund të trajtohemi si kriminelë. Urdhri i mjekut duhet të merret me rastin në fjalë. Nuk mendojmë se rasti te Koço Gliozheni ka qenë gabim mjekësor. Përballojmë 30 lindje në nate e mbi 7 mijë lindje në vit. Të përfundonin hetimet, më pas të bëheshin ndalimet”
Me kolegët në kryeqytet janë solidariazuar edhe mjekët gjinekologë në spitalet e rretheve Fier, Vlorë, Shkodër.
Mjekët e pavioneve të spitalit rajonal të Vlorës kanë bojkotuar për 30 min punën.
Dy mjekët e ndaluar nga policia akuzohet për mjekim të pakujdeshëm. Ata do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë pasditen e sotme ose nesër.

E po kjo? Edhe te vrasin edhe bejne proteste! Fajin e ka kardiologu tek QSUT qe nuk ishte ne gjendje te diagnostikonte nje gje aq te thjeshte si puna e shpretkes.
Mjeket jane me shume se kriminele se ato nuk te kapin me dore pacientin ne qoftese njei afermi i pacientit nuk ben pazarin me mjekun .Ka mjeke qe e kane lene te vdese pacienti se nuk kishte njeri te afert qe te interesohej dhe te jepte garaci per pagesen
KRIMINEL NE KETE MES ESHTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK DHE HASHASHXHI.
HAHAHHAHAHAHHAHA
Po kur njerezit vdesin nga neglizhenca dhe paaftesia juaj ,cfare quhet?Provojeni nje here te femijet apo te afermit tuaj si do ndjeheni,do ti falni koleget per humbjen e jetes se femijes tuaj?
Cudija e shendetesise shqiptare,mafja me bluza te bardha proteston kundr arrestimit te kolegeve te tyre qe lane te vdese nje nene me femijen ne bark,pra nje grua shtazene,krim i dyfisht,protesta e tyre do te thote bashkefajei.Mjeku eshte dyfish kriminel se vret me ndergjegje si pasoje e pangopesise,kurse krimineli ka lindur i tille dhe rreflekton posa ti hape rruge politika e pandeshkueshmeria,sikurse ju o protestues vllezer te ligesise.Ligji ndaj mafjes me bluza te bardha duhet te veproje me tere fuqine e tije sa nuke eshte vone,qe mijra te semure apo nevojtare te tjere te pesojne fatin e keq te kesaj nene dhe femije qe nuke arriti te shohe femijen e saje dhe femija driten e diellit.