Vlorë, kapen 900 kg marijuanë

anazapta

Dy operacione të policisë në Vlorë kanë arritur të sekuestrojnë 900 kg kanabis sattiva. Operacioni i parë, i koduar “Kalaja” ka shkatërruar një bazë përpunimi dhe paketimi lënde narkotike dhe ka vënë në pranga një 50-vjeçar.

Festim Sadenin Sadedinaj, vjeç 50, lindur dhe banues në fshatin Sherisht të rrethit Vlorë, është vënë në pranga, ndërsa në banesën e tij janë gjetur rreth 300 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila ishte e paketuar dhe e vendosur në çanta të ndryshme sportive. Sipas hetimeve, 50-vjeçari grumbullonte lëndë narkotike marijuanë dhe paketonte atë për llogari të grupeve të ndryshme kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjete tip fugon dhe kamionçinë, të cilat përdoreshin për transportin e lëndës narkotike dhe peshore elektronike.

Ndërsa në operacionin e dytë, i koduar “Skela”, u sekuestruan rreth 600 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit, Diego Haxhiraj dhe Ajet Çepaj, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë. Lënda u gjet në një automjet tip kamionçinë frigoriferike në një parking në qytetin e Vlorës. Dyshohet që lënda narkotike kishte destinacion Italinë.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *