OSBE bën thirrje për reformë zgjedhore në Shqipëri

Elton Tafaruci

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar këtë të hënë pas përfundimit të afatit për ankime lidhur me zgjedhjet e 11 shtatorit për kryetarin e bashkisë së Dibrës me anë të kryetarit në detyrë të saj, Robert Wilton.

Në deklaratë i bëhet thirrje partive politike që duhet të  marrin më seriozisht menaxhimin profesional të zgjedhjeve.

“Ne ndajmë fuqimisht të njëjtin shqetësim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me zëvendësimin e mbi 98 për qind të komisionerëve të qendrave të votimit, një ditë përpara zgjedhjeve. Prezenca vijon të sugjerojë që partitë politike të Shqipërisë duhet ta marrin më seriozisht menaxhimin profesional të zgjedhjeve, në mënyrë që sistemi të jetë i besueshëm. Procesi zgjedhor në Dibër është një tjetër tregues i nevojës për një reformë zgjedhore tërësore, e cila do të siguronte, veç të tjerave, depolitizimin e organeve të administrimit të zgjedhjeve, si dhe barazinë gjinore në përfaqësimin politik dhe në komisionet zgjedhore”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Robert Wilton.

Më tej në deklaratë theksohet nevoja e bërjes sa më parë të reformës zgjedhore, ndërsa ofrohet edhe mbështetje teknike dhe ekspertizë për bërjen e reformës.

“Ne i nxitim autoritetet dhe partitë politike shqiptare të nisin, pa humbur kohë, këtë proces shumë të rëndësishëm dhe ta përfundojnë atë në kohë për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Mbështetur në bisedat me palët, Prezenca është përgatitur tashmë të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për reformën zgjedhore, sapo Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore të fillojë punën”, përfundon deklarata e Prezencës së OSBE-së në Shqipëria.

Share This Article
2 Comments
  • U kujtuan ca si vone te flasin keta zoterinjte. Si nuk u prononcua askush kur u evidentuan raste te shitblerjes se votes apo ku allishverishet mbi mbjelljen e kanabisit i detyruan shume syresh te votonin familjarisht per rilindjotet? A kishte vezhgues te OSBE-se ne zonat zgjedhore ne Diber? A u perpilua ndonje raport per mbarevajtjen e zgjedhjeve nga ana e tyre? Reagime te tilla jane si kofini pas te vjelit.

  • Keta nderkombetaret dhe institucionet qe perfaqesojne po behen me te padurueshem se politikanet shqiptare. Keta kujtohen kur ti vij qefi dhe sipas interesave personale. Perpara se te na japin mend per reforma pse nuk reformojne zyrat e veta, qe jane kthyer ne strofulla imoralesh, te paaftesh dhe hajdutesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *